Lajme

Tahiri: Liberalizimi i vizave u mundëson kosovarëve të njohin nga afër vlerat evropiane

Autori: Gazeta inFokus 12:14 | 31 May 2018

Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, ka pritur sot në takim deputetet e Bundestagut gjerman , znj. Katja Keul dhe znj. Filiz Polat, të shoqëruara nga ambasadori gjerman në Kosovë, z. Chirstian Heldt.

Ministri Tahiri ka theksuar se prioritet në punën e tij ka pasur përmbushjen e kushteve për liberalizimin e vizave, duke u angazhuar në forcimin e legjislacionit për luftimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar.

“Për Kosovën dhe qytetarët e saj, liberalizimi i vizave nënkupton dy gjëra: një hap përpara në procesin e integrimit evropian dhe krijimin e një platforme për t’i dhënë fund izolimit dhe iu jep qytetarëve tanë mundësinë e zgjerimit të pikëpamjeve të tyre, duke u takuar dhe duke njohur kultura tjera, duke njohur nga afër vlerat evropiane” ka thënë ministri Tahiri.

-Advertisement-

Ministri Tahiri ka përmendur punën që është bërë në Pakon e Ligjeve për Gjyqësorin dhe Pakon  Kundër Korrupsionit, duke theksuar se për të gjitha këto ligje, janë angazhuar ekspertë të shumtë, si dhe akterët nga shoqëria civile e bota akademike, për të siguruar se me këto ligje, nuk po përmbushen vetëm kriteret e liberalizimit, por po punohet në sigurimin e një jete më të mirë për vetë qytetarët e Kosovës.

 “Liberalizimi i vizave nënkupton se Kosova ka dëshmuar se ka kapacitet në arritjen e rezultateve konkrete në luftimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar, që në fund nënkupton jetë më e mirë për qytetarët tanë, gjyqësor më të fuqishëm dhe më efikas dhe respekt absolut për të drejtat njerëzore” ka shtuar ministri Tahiri.

Ministri Tahiri ka njoftuar delegacionin gjerman edhe për ndryshimet në Kodin Penal, Kodin e Procedurës Penale dhe Kodin Civil, si dhe ligjet tjera të nxjerra nga Agjenda e Reformave Evropiane. Poashtu, ministri Tahiri ka theksuar se të gjitha zbrazëtirat ligjore dhe vetë organizimi institucional, do të rishikohen edhe njëherë, në kuadër të procesit të Rishikimit Funksional të Sektorit të Sundimit të Ligjit, reforma më e madhe e ndërmarrë nga Qeveria e Kosovës, që do të përfundoj me nxjerrjen e një strategjie sektoriale. ​

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
E PREMTJA E BARDHË NË ETC ME ZBRITJE DERI 50%
-Advertisement-

Të tjera