Lajme

Tahiri: Ky koalicion nuk i ka votat për Demarkacionin

Autori: Gazeta inFokus 09:44 | 23 February 2018

Seanca e djeshme e Kuvendit të Kosovës në të cilën pritej të bëhej ratifikimi i marrëveshjes së demarkacionit mes Kosovës dhe Malit të Zi, dështoi ende pa filluar. Ajo u shty për të premten në orën 10:00, shkruan Infokusi.com

Analisti, Ramush Tahiri në një prononcim dhënë ‘Infokusit’ duke komentuar shtyrjen e seancës së Kuvendit të Kosovës ka thënë se koalicioni qeverisës nuk i ka votat që të kalojë demarkacionin.
“Duket se ky koalicion qeverisës nuk i ka votat qe ta kaloj demarkacionin “, ka thënë Tahiri.

Ai ka thënë gjithashtu se mos procedimi i raportit identik që është ratifikuar në Mal të Zi do të sjellë probleme sepse nuk do të pranohet nga pala malazeze.

-Advertisement-

“Për shkak te mënyrës së procedimit më dy raporte kundërshtuese deputetët nuk e kanë të qartë si të votojnë por edhe proceduralisht organizuesit e mbledhjes plenare sipas mendimit tim janë duke bere gabim me faktin e ditur që për ratifikim duhet të procedohet dokumenti identik me atë që është ratifikuar në Mal të Zi. Asnjë shtesë nuk do të ishte e vlefshme për palën malazeze e as për komisionin e përbashkët të demarkimit të kufirit në terren sipas hartave dhe marrëveshjes siç vitit 2015.”, ka shtuar Tahiri.

Seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit të Kosovës në të cilën pritet të bëhet ratifikimi i marrëveshjes së demarkacionit mes Kosovës dhe Malit të Zi pritet të filloj në orën 10:00.

Deputetët tashmë kanë filluar të vinë në sallën e Kuvendit ndërsa partitë politike kanë ndarë qëndrimet e tyre rreth votimit të demarkacionit./INFOKUSI

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova dhe Komiteti Olimpik i Kosovës nënshkruajnë vazhdimin e marrëveshjes së sponsorizimit për periudhë 10-vjeçare
-Advertisement-

Të tjera