Lajme

Tahiri – Kurtit: Në ditë pune do të duhej të ishe pranë qytetarëve, e jo në piknik

Autori: Gazeta inFokus 11:19 | 02 April 2021

Shefi i grupit parlamentar te PDK-së, Abelard Tahiri, e ka akuzuar kryeministrin, Albin Kurti, duke i thënë se nuk ka ide e as plan për ta qeverisur vendin.

Në seancën plenare të Kuvendit të Kosovës, Tahiri u shpreh se shefi i ekzekutivit në këto ditë do të duhej të ishte pranë qytetarëve që janë dëmtuar nga pandemia, e jo në piknik.

“Më shqetëson fakti që jemi në një periudhë kur pandemia e ka rënduar ekonominë dhe sot nuk e shohim që kryeministri e zë në gojë të tij një plan emergjent për shumë fusha që vendi ka nevojë”.

-Advertisement-

“Ai sillet në një situatë krejt normale, kur gjendja në fakt nuk është normale. Kur në këtë kohë do të duhej të ishte pranë kategorive të dëmtuara, si mjekëve, arsimtarëve, bujqve, etj., në një ditë pune e në orar punë e shohim në piknik”.

“Nuk ke qasje te drejtë e të duhur për ta qeverisur këtë vend, nuk ke plan e nuk ke ide”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera