Lajme

Tahiri-Kurtit: Kërko garanci në letër që Asociacioni nuk do të ketë kompetenca ekzekutive

Autori: Gazeta inFokus 11:44 | 03 February 2023

Ish-kryenegociatorja për dialog, Edita Tahiri ka publikuar dokumentin në të cilin ish-ndërmjetësja për dialog Federika Mogerini, e kishte siguruar kryeministrin e atëhershëm se Asociacioni nuk do të ketë kompetenca ekzekutive.

Tahiri ka kërkuar që një letër të tillë garancie ta kërkoj edhe kryeministri aktual, Albin Kurti nga ndërmjetësi amerikan, Escbobar dhe ndërmjetësi i BE-së, Lajçak.

Një garanci të tillë sipas saj do të garantonte se Asociacioni nuk do të ketë kompetenca ekzekutive dhe nuk do të jetë nivel i tretë i qeverisjes në Kosovë.

-Advertisement-

“Pasi pranimit te Asociacionit, Kryeministri Kurti nuk guxon te jap kompetenca ekzekutive per asociacionin. hapi i pare eshte te kerkoj nje leter garancie nga ndermjetesuesit amerikan dhe BE, Escobar dhe Laicak qe me te cilen ata sigurojne qe Asociacioni nuk do te kete komptenca ekzekutive dhe nuk do te jete nje nivel i trete qeverisjes ne Kosove. Nje leter te tille une si kryenegociatore kam arritur qe ta siguroj nga Mogherini si ndermjetesuese e BE-se me te cilen ajo ka siguruar se per BE-ne Asociacioni nuk ka komptenca ekzekutive dhe nuk do te jete nivel i trete qeverisje ne Kosove. Ja letra e Mgherinit drejtuar Kryeministrit te Kosoves”, ka shkruar Tahiri në Facebook.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
KosovaMed përmbyll vitin me sukses – dhuron donacione për QKMF-në e Junikut

Të tjera