Tahiri: Kurtin e acaruan sot Krasniqi e Abdixhiku

Autori: Gazeta inFokus
21:26 | 23 March 2023
Në Rubikon me Adriatik Kelmendin, gazetari i Klan Kosova Besnik Tahiri, ka thënë se deklaratat e krerëve të partive opozitare, gjegjësisht të PDK-së Memli Krasniqi dhe LDK-së Lumir Abdixhiku, e kanë acaruar sot kryeministrin Albin Kurti.
Ai tha se në seancën e sotme të Kuvendit, të thirrur nga opozita për të diskutuar mbi marrëveshjen e Ohrit të 18 marsit, Kurti hyri i qetë, por më pas krerët opozitarë e acaruan.
“Është e vërtetë që Kurti filloi qetë, sepse ai erdhi me një qasje përkëdhelëse për opozitën, sidomos për PDK-në dhe LDK-në, sepse AAK-ja në heshtje po ia mban anën qeverisë kur bëhet fjalë për propozimin evropian për ujdinë bazë me Serbinë. Mirëpo më pas, ato që deklaruan kryetarët e PDK-së, Krasniqi dhe pastaj kryetari i LDK, Abdixhiku e acaruan kryeministrin sepse ai, në njëfarë forme, sot ka reflektuar gjatë gjithë kohës sepse pikërisht sot, më 23 mars, para dy vjetëve më 23 mars 2021, Kurti e ka marrë detyrën nga Avdullah Hoti si kryeministër i Republikës së Kosovës, dhe gjatë gjithë kohës në anën e tij të majtë e ka parë zotëri Hotin, dhe këtu ka pasur reflektime në aspektin se qysh para dy viteve ka qenë pothuajse e pamundur që Albin Kurti i atij 23 marsi do të bënte një lloj dakordimi apo akordi me Serbinë qysh e ka bërë më 27 shkurt në Bruksel, dhe pastaj më 18 mars në Ohër”, tha Tahiri.
Tutje, ai tha se kryeministri Kurti, në këtë periudhë qeverisëse, më shumë është marrë me dialogun me Serbinë sesa që është marrë me takime bilaterale në Bruksel.
“Kjo po ashtu edhe reflekton atë idenë, ose bie në kundërshtim me diçka që Kurti na the dje në konferencë, kur ka refuzuar gjatë gjithë kohës që dialogun me Serbinë e ka top-prioritetin e tij, duke thënë se ju nuk po shihni, por unë po punoj shumëçka në shumë fusha, por juve po ju duket, pra gazetarëve sipas tij, se top-prioriteti është dialogu me Serbinë, dhe pa u bërë 24 orë, ai vetëdemantohet për shkak se sot gjatë gjithë ditës e ka kaluar duke folur për dialogun. Sot sigurisht se ka qenë ftesa, mirëpo edhe në konferencat më normale që mundet me i pas Kurti, atëherë pyetjet janë të pashmangshme për dialogun me Serbinë sepse ai literalisht kalon më shumë kohë në Bruksel për takime me palën serbe sesa që shkon në takime bilaterale. Këto janë fakte të pamohueshme. Ka qenë mbase 2-3 herë për çështje bilaterale në Bruksel, mirëpo 6 herë ka qenë për takim me Vuçiqin dhe për të shtatën herë u takua në Ohër, të shtunën”, potencoi gazetari Tahiri.

Të tjera
-
Gjykimi në mungesë s’do të prodhojë efekt juridik për të akuzuarit, as drejtësi për viktimat
Ngritja e aktakuzave për gjykimin në mungesë për ndëshkimin e kryesve të krim...
-
Situata në veri, Lajçak e Escobar nesër vizitojnë Kosovën
I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun mes Kosovës dhe Serbis...
-
Situatë e qetë në veri, Policia dhe KFOR-i vazhdon të qëndrojë pranë komunave
Gjendja në tri komunat veriore në Leposaviq, Zveçan dhe Zubin Potok është e q...
-
Murtezaj: Në secilën fushë, për ATK-në veriu është sfidë
Zëvendësdrejtori ekzekutiv i Administratës Tatimore të Kosovës (ATK) Ilir Mur...
-
Kush përfiton nga trazirat në Kosovë?
Pas tensioneve në veri ditët e fundit bashkësia ndërkombëtare bën thirrje për...
-
47-vjeçari nga Kosova vdiq në një aksident në Zvicër
Një 47-vjeçar nga Kosova vdiq të premten në Zvicër si pasojë e një aksidenti ...
-
Kusari-Lila: Themelimi i Asociacionit veç sipas Kushtetutës
Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila ka t...
-
Kurti për zgjedhjet në veri: Së pari të ndalet dhuna dhe të zbatohet marrëveshja bazike
Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, ka zhvilluar një bisedë telefonike me min...
-
Dua Lipa kritikon ministrat britanikë për atë që thanë rreth emigrantëve shqiptarë
Sekretarja e Brendshme, Suella Braverman, veçoi “kriminelët shqiptarë” pasi p...
-
Presidentja e Indisë do ta vizitojë Serbinë: S’e njohim Pavarësinë e Kosovës
Presidentja e Indisë, Droupadi Murmu, të mërkurën (07.06.2023) pritet ta vizi...
-
Moti sot: Me diell dhe vranësira
Gjatës pjesës të ditës së sotme do të ketë mot kryesisht me diell, por pastaj...
-
Të hënën mblidhet Kryesia e Kuvendit, pika të rëndësishme në rend të ditës
Të hënën do të mblidhet Kryesia e Kuvendit. Takimi është l...