Lajme

Tahiri kritikon Kurtin: U dashtë me u ndalë rryma për me u dhezë Qeveria

Autori: Gazeta inFokus 12:33 | 24 January 2022

Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokartike të Kosovës, Abelard Tahiri ka folur i pari në seancën e jashtëzakonshme që po mbahet lidhur me propozimin e Zyrës së Rregullatorit për Energji përr shtrenjtimin e energjisë elektrike.

Tahiri tha se kjo seancë tregon “papërgjegjësinë jashtëzakonisht të madhe të kryeministrit”, i cili fillimisht nuk qe aty, por shkoi derisa Tahiri ende nuk e kish mbaruar fjalën e tij në foltore.

“Thirrja e një seance të jashtëzakonshme për situatën energjetike në vend nga ana e partive opozitare tregon një përgjegjshmëri të lartë të partive opozitare karshi kësaj situate. Por në anën tjetër kjo tregon një papërgjegjësi jashtëzakonshisht të madhe të këtij kryeministri, që sot, kur ka një debat kaq të rëndësishëm dhe kur ka një preokupim kaq të madh të qytetarëve, ai nuk e gjen kurajon dhe vullnetin për të qenë në seancë”, tha ai.

-Advertisement-

Tahiri u shpreh se Qeveria ka ofruar vetëm dy alternativa.

“Fillimisht u dasht me u ndalë rryma për me u dhezë Qeveria jonë”, tha ai ndër tjerash.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
-Advertisement-

Të tjera