Lajme

Tahiri: Kosova e përgatitur për Samitin e Ballkanit Perëndimor

Autori: Gazeta inFokus 17:27 | 08 July 2018

Koordinatori nacional për Reforma Shtetërore, Besnik Tahiri, ka folur për Samitin e Ballkanit Perëndimor 2018.
Tahiri është shprehur se Kosova është e përgatitur që të marrë pjesë në procesin e vendit dhe ofertën politike dhe ekonomike për Ballkanit Perëndimor.

“Kryeministri Haradinaj në vazhdimësi ka theksuar se ‘Kosova është e përkushtuar që të intensifikojë bashkëpunimin bilateral me Britaninë e Madhe, në fushën politike dhe atë ekonomike si dhe në këtë Samit udhëton e përgatitur për të dokumentuar progresin e vendit dhe ofertën politike dhe ekonomike për Ballkanit Perëndimor”, ka thënë Tahiri.

Ky është njoftimi i plotë i Tahirit:

-Advertisement-

Samiti i Ballkanit Perëndimor i 2018 që do të mbahet në Londër, është takimi i pestë vjetor në kuadër të Iniciativës së Procesit të Berlinit për integrimin evropian të shteteve të Ballkanit Perëndimor. Samiti do të zhvillohet më 9-10 korrik.

Kryeministri Haradinaj në vazhdimësi ka theksuar se ‘Kosova është e përkushtuar që të intensifikojë bashkëpunimin bilateral me Britaninë e Madhe, në fushën politike dhe atë ekonomike si dhe në këtë Samit udhëton e përgatitur për të dokumentuar progresin e vendit dhe ofertën politike dhe ekonomike për Ballkanit Perëndimor’.

Samitet e mëparshme u zhvilluan në Berlin në vitin 2014, Vienë në 2015, Paris në 2016 dhe Trieste në vitin 2017. Kryeministrat, ministrat e jashtëm dhe ministrat e ekonomisë së Shqipërisë, Bosnje dhe Herzegovinës, Kosovës, Republikës së Maqedonisë, Malit të Zi, Serbisë, si dhe vendet anëtare të BE nga rajoni Kroacia, Sllovenia dhe vendet anëtare të BE si Mbretëria e Bashkuar, Austria, Franca, Gjermania, Italia, si dhe përfaqësuesit e Bashkimit Evropian dhe Institucioneve Financiare Ndërkombëtare poashtu do të marrin pjesë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Spektakli i Vitit, Ekskluzivisht në Artmotion – BBVK3!
-Advertisement-

Të tjera