Lajme

Tahiri: Komuna e Vushtrrisë ka ndarë 250 mijë euro për ti ndihmuar 513 biznese gjatë pandemisë

Autori: Gazeta inFokus 21:33 | 06 October 2021

Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryetar komune në zgjedhjet e 17 tetorit është musafir në debatin zgjedhor, Zgjedhjet në Kohë në KTV.

Xhafer Tahir, ka thënë se Komuna e Vushtrrisë i ka ndarë 250 mijë euro për ti ndihmuar 513 bizneset gjatë periudhës së pandemisë covid 19 ndërsa dënimet nga niveli komunal kanë qenë minimale ato kanë qenë kryesisht nga niveli qendror.

“ Komuna ka ndarë 250 mijë euro, janë ndihmuar 513 biznese, gastronomët janë ndihmuar me nga 900 euro, autotaksitë me nga 400 euro etj. Për sa i takon gjobave, ato nuk ekzistojnë nga niveli komunal, dhe ka qenë e papranueshme që policia me armë të gjata të vijnë te gastronomët. Kemi ndihmuar 3,000 familje me pako ushqimore, kemi ndihmuar në këtë periudhë të gjitha rastet që kanë pasur nevojë për shërim”, ka thënë Tahiri.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera