Lajme

Tahiri: Kjo qeveri ka më së shumti tenderë njëburimorë

Autori: Gazeta inFokus 19:31 | 21 September 2023

Kreu i grupit parlamentar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, ka folur rreth Komisionit Hetimor për rezervat shtetërore, për të cilin ai u shpreh se ka dy detyra.

”Ky komision i ka dy detyra të mëdhaja, e para, ne qoftë se ka ndodhur një komunikim sekret, dhe ai komunikim sekret ka qenë ne vijë me ligjin apo ka qenë një aferë korruptive kjo duhet të del, e dyta, duhet të del në pah edhe aspekti politik, ky opsion qeverisës ka ardh me premtime që do të punojnë drejt, të punojnë kundër korrupsionit”.

Ndërsa rreth mënyrës së si Qeveria i kryen tenderët, Tahiri i quan ata kontraktime të negociuara mes Qeverisë dhe kompanive.

-Advertisement-

”Mos harroni se kjo është qeveria që ka më së shumti tenderë njëburimorë, kontraktime të negociuara në mes të qeverisë dhe kompanive”, tha ai.

Për sa i përket se edhe prokuroria e ka si detyrë të kryejë hetimet, Tahiri nuk komentoi në lidhje me këtë, ku sipas tij prokuroria bën punën e saj në mënyrë të pavarur.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Caffe zgjeron shtrirjen në rajon, arrin marrëveshje bashkëpunimi me zinxhirin kroat Plodine
-Advertisement-

Të tjera