Tahiri kërkon të mos arrestohet: I dua provat tani! PD: Të është mbushur mendja për burg!
Autori: Gazeta inFokus 12:32 | 21 October 2017
Ish-ministri i Punëve të Brendshme Saimir Tahiri ka folur sërish në Këshillin e Mandateve që diskuton heqjen e imunitetit të tij për tu arrestuar me kërkesë të Prokurorisë për Krime të Rënda si i përfshirë në trafik droge në bashkëpunim.
Tahiri tha se nuk mund ta pranojë që të arrestohet pa pasur prova që e implikojnë në trafikun e drogës së bandës së Habiljave, me të cilët është kushëri i largët. AI u shpreh i hapur për hetim por tha se nuk do të pranojë që t’i vihen prangat politike, duke ngritur akuza se gjithë sa po i ndodh ka një orkestrim politik nga pas.
Tahiri i mëshoi faktit se përgjimet në dosjen hetimore të autoriteteve italiane nuk mund të jenë provë se emri që përmendin anëtarët e bandës i referohet pikërisht ministrit Tahiri. Ish-ministri pati një përplasje me deputetin e Partisë Demokratike Enkeleid Alibeaj, ku ky i fundit tha se socialisti duhet t’i hapë drejtësisë rrugën që ta hetojë, dhe nëse i fakton pretendimet e tij atëherë t’i gëzohet pafajësisë.
Tahiri: Nuk kam asnjë tundim për tu vënë në provë nëse unë dua të hetohem apo jo. Jua them me fytyrën lart dhe tërësisht i hapur, unë do jem këtu dhe nuk do lëviz asnjë sekondë derisa të dalë e vërteta. Të hetohet, të bëhet gjithçka që mendohet e drejtë për të dalë e drejta. Unë nuk u përkas rracës politike që kur prokurori hetonte, bëhej lavire. Unë i përkas atij formimi, nga morali dhe raporti njerëzor dhe i detyrës, për të respektuar këdo që mendon se unë duhet të nxjerr një të vërtetë në dritën e diellit pa marrë përsipër të bëjë politikë. Nuk kam asnjë hezitim. Unë do kërkoj çdo provë që e vërteta të dalë. Por do refuzoj nga dita1 e deri sa të kem frymë çdo lloj skenari politik të llumit, edhe të rrugës, dhe kujto lloj tjetër, që t’më vë mua ngarkesa të padrejta mbi shpinë. Përpjekja ime për të bërë drejtësi nuk është as përkulje as gjunjëzim përballë askujt pikë”.
Unë kërkoj prova, ju nuk mund të më kërkoni të arrestohem se dy banditë thonë në muajin e dytë të detyrës time që unë fitoj 5 milionë euro në muaj. Unë nuk kam as patentë kamioni as linjë kamionësh siç përmendet në përgjime. Nuk pranoj të arrestohem se dy kushërinj të mi të largët kanë bërë vepra penale. Unë nuk kam standardin të bëj lavire prokuroret, nuk kam standardin tuaj
Enkeleid Alibeaj: Ty të është mbushur mendja që sa të dalësh nga këtu do shkosh në derë të burgut. Ty të flet subkoshienca. Ndoshta ndodh, po ndoshta dhe nuk ndodh. Duke mos pasur prova ti ja plas gjykatës, pse s’e bën këtë ti, ky është standard moral. Duke pretenduar që s’ka as prova, as e bazuar në ligj ti sot nuk ke guxim të shkosh të përballësh me një prokurori dhe gjykatë që thua se është e dobët.
Tahiri: Unë jam gati të hetohem, por pranga politike në duar nuk pranoj. Të arrestohem pastaj të gjejnë provat?! Nuk ka kështu, dua provat tani
Të tjera
-
Moti i keq, Policia thirrje vozitësve: Kujdes, ka aksidente nëpër rrugë të vendit dhe autostrada
Orëve të fundit mbi vendin tonë kanë vazhduar të reshura të shiut të shoqërua...
-
“Përgaditu se unë jom karatist”- Momenti kur moderatori shpërthen në të qeshura, pasi Jahja Koka ia thotë këtë gjë
“Përgaditu se unë jom karatist”, ishte një nga fjalitë dhe momentet që bëri m...
-
LAJMI I FUNDIT/ Vetura godet për vdẹkje një këmbësor në Krushë të Madhe
Një këmbësor është goditur nga një automjet në fshatin Krushë e Madhe, më sak...
-
Peci ngriti kallëzim penal ndaj tij, reagon Kryetari i Forumit të Rinisë së LDK’së: I ka kapë panika
Kryetari i Forumit të Rinisë së LDK’së, Paris Guri, ka dalë me një reagim pas...
-
Moti i keq në vend, KESCO del me njoftim për ndërprerjet e rrymës
KESCO përmes një njoftimi në Facebook ka thënë se për shkak të kushteve atmos...
-
Shi i madh e erëra të forta në Prishtinë, lagjen Lakishte e “merr” uji
Shi i madh e erëra të forta e ka kapluar mbrëmjen e sotme në Prishtinë, shkru...
-
Sërish tërmet në Shqipëri, epiqendra shumë pranë Gjirokastrës
Një tërmet me magnitudë 3.6 i shkallës Rihter është shënuar pak minuta më par...
-
Aksident i rëndë në Prishtinë (PAMJE)
Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur para pak minutave në Prishtinë, shkru...
-
Ministri Peci, bën kallëzim penal ndaj zyrtarëve të LDK’së vetëm pse folën për grantet e të afërmve të Fitore Pacollit
Ministri i Bujqësisë, Faton Peci ka bërë kallxim penal ndaj kryetarit të ...
-
Bislimi takohet me Szłapka, flasin për progresin e Kosovës në rrugën e saj drejt BE-së
Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Repu...
-
Arrestohet një person në Zveçan, i gjenden ạrmë dhe municion në shtëpi
Policia e Kosovës njofton se sot pas pranimit të një informate mbi dyshim...
-
Hapet konkursi për drejtor në 12 klinika të QKUK-së
ShSKUK shpall konkurs për drejtor në 12 klinika në QKUK. Pozitat e kërkuar...