Lajme

Tahiri i kërkon qeverisë 40 mijë euro për ta ndihmuar shkollën në Bujanoc

Autori: Gazeta inFokus 10:45 | 20 October 2017

Ministri i Drejtësisë Abelard Tahiri sot do t’i kërkoi Qeverisë së Republikës së Kosovës ndarjen e 40 mijë eurove për renovimin e një shkolle në Bujanoc, me propozimin që këto mjete të sigurohen nga buxheti i ministrisë që drejton ai.

“Nxënësit e kësaj shkolle e kanë të domosdoshëm përmirësimin e kushteve dhe ky ishte një shqetësim që dëgjova nga Kryetari i Komunës, Shaip Kamberi, gjatë vizitës që pata dy ditë më parë atje”, ka thënë Tahiri.

Lugina e Preshevës, sipas ministrit, ka nevojë për përkrahjen e institucioneve kosovare dhe ne të gjithë duhet ta rrisim përkushtimin për të.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera