Tahiri kërkon nga Izraeli ta njohë Kosovën
Autori: Gazeta inFokus 12:22 | 29 April 2017
Ministrja për Dialog Edita Tahiri po qëndron në Izrael, me ftesë të Institutit për Studime të Sigurisë Kombëtare të Izraelit (INSS) në Tel Aviv, ku mori pjesë në seminarin për çështje të negociatave paqësore dhe ndërkulturore të organizuar nga ky institut. Folësit kryesor në këtë seminar ishin ministrja Edita Tahiri, ish-gjeneral majori izraelit dhe ish-Ambasador i Izraelit në Kinë, Matan Vilnai, profesori Iliai Alan dhe David Gordon, hulumtues dhe bashkëkryesues të seminarit në INSS.
Në hapje të Seminarit, drejtori i programit për negociata të aplikuara, Gilead Sher, njëherësh ish-kryenegaociator në Samitin e Camp Davidit foli për qëllimet e këtij seminari, si dhe paraqiti biografinë e ministres Tahiri në cilësitë e saj si një prej udhëheqësve kryesor të lëvizjes për pavarësinë e Kosovës dhe rolin e saj në negociatat paqësore në periudhën e luftës dhe pas luftës në Kosovë, thuhet në njoftimin e zyrës për informim të ministres për Dialog.
Ministrja Edita Tahiri në ligjëratën foli rreth proceseve të pavarësisë së Kosovës dhe proceseve paqësore të periudhës së luftës dhe paqes. Ministrja Tahiri, ndër të tjerash, theksoi se pavarësia e Kosovës solli lirinë dhe sigurinë për popullin e Kosovës, ndërsa vendosi një gjeopolitikë të re në favor të stabilitetit dhe sigurisë në Ballkan, transmeton lajmi.net.
“Lufta jonë për pavarësi ishte e drejt prandaj mori përkrahjen e botës perëndimore në krye me SHBA-të. Shteti i Kosovës është rezultat i luftës njëqindvjeçare të popullit shqiptarë, i cili nuk u pajtua asnjëherë me pushtimin dhe ndarjen e kombit shqiptar dhe tokave shqiptare”, theksoi ministrja Tahiri, duke shtuar se përfundimi i Luftës së Ftohtë hapi rrugë për liri dhe krijimin e shteteve të reja në Ballkan, ndërsa i dha fund sistemit komunist dhe shteteve artificiale siç ishte edhe ish-Jugoslavia.
Duke folur për luftërat e fundit në Ballkan në periudhën 1989-1999, ministrja Tahiri tha se ato ishin luftëra agresore të Serbisë ndaj Kosovës dhe njësive tjera federale të ish-Jugosllavisë, dhe nga zhbërja e ish-Jugosllavisë u krijuan shtatë shtete të reja përfshirë shtetin tim, Republikën e Kosovës. Ajo sidomos potencoi se ndonëse perceptimet për origjinën e këtyre luftërave janë nga më të ndryshmet, dhe pavarësisht tendencave të Serbisë për ti mbuluar qëllimet e saj hegjemoniste me pretendime kulturo-fetare, e vërteta është se Serbia bëri luftëra hegjemoniste dhe territoriale, por ne, Kosova, Kroacia, Bosnja dhe Sllovenia dolëm fitues dhe krijuam shtetet tona dhe mbrojtëm territoret etnike.
Ministrja Tahiri po ashtu tha se Kosova ka orientimin perëndimor dhe kemi progres në shtetndërtimin demokratik dhe euro-atlantik. “Sot Kosova është një kontribuuese e paqes dhe stabilitetit në rajon dhe Evropë. Kosova ka për aleatë kryesor strategjikë SHBA-të, është në rrugën zyrtare të integrimit evropian, ka vendosur lidhje zyrtare me NATO-n dhe më shumë se gjysma e vendeve anëtare të OKB-së kanë njohur pavarësinë e Kosovës, gjithsejtë 113 vende”, ka theksoi ministrja Tahiri.
Ministrja Edita Tahiri ftoi Izraelin që ta njohë pavarësinë e Kosovës, duke thënë se Izraeli është një vend perëndimor, një aleat strategjik SHBA-së, prandaj dhe duhet ta ndjek këtë linjë dhe ta njohë pavarësinë e Kosovës, duke dhënë kontribut për forcimin e paqes në rajon.
Një pjesë të ligjëratës së saj, ministrja Tahiri ia kushtoi proceseve paqësore në të cilat ka kaluar rruga e pavarësimit të Kosovës, duke folur për Konferencën paqësore të Rambujesë, për bisedimet e Vjenës për statusin, si dhe dialogun për fqinjësi dhe paqe që po zhvillohet në Bruksel. Ajo foli edhe për përvojat e sajë si negociatore e paqes në periudhën e luftës dhe paqes në Kosovës.
Ministrja Tahiri iu përgjigj shumë pyetjeve të pjesëmarrësve, të personaliteteve me kalibër të lartë, nga qeveria, biznesi, akademia dhe drejtësisa dhe negociatorë me përvojë.
Gilead Sher, drejtori i Qendrës për Negociata të Aplikuara në Institutin për Studime të Sigurisë Kombëtare (INSS), bëri një vlerësim për ligjëratën e ministres Tahiri ku ndër tjerash tha se duhet të jemi mjaft të përkushtuar dhe të mësojmë sa më shumë që mundemi nga përvojat e të tjerëve. Përkundër dallimeve në rrethanat, kontekstin, aktorët dhe arenat, disa elemente mund të shërbejnë në zgjidhjen e konflikteve kudo në botë. Prokurori dhe ish koloneli Gilead Sher, ish-shef i Izraelit dhe kryenegociator në samitin e Kamp Davidit dhe bisedimet në Taba, i cili ka shërbyer në 1999-2001 si ish-shef i stafit dhe koordinatori i politikave të ish-kryeministrit Ehud Barak, po ashtu theksoi se shpesh gjenden komponentët ‘e butë’ në një konflikt të tillë si psikologjia, kultura dhe tregimet historike që mund të kenë ndikime të mëdha në çështje të diskutueshme që negociohen, duke penguar kështu zgjidhjen e konfliktit”, tha Sher.
Ndërsa David Gordon, negociator dhe hulumtues i shquar dhe bashkëudhëhqeës i seminarit, në këtë institut theksoi se dallimet kulturore janë “një elefant i madh në dhomë” në negociata kritike dhe përvojat e drejëçërderjat të ministres Tahiri për ndërveprimet në Ballkan na njoftoi me disa njohuri të vlefshme në këto çështje. Ai më tutje theksoi se pjesëmarrësit tanë si profesionistë të nivelit të lartë morën analiza me interes që mund të ndërlidhen dhe ndihmojnë në konfliktet në rajonin tonë.
Instituti për Studime të Sigurisë Kombëtare të Izraelit (Institute for National Security Studies – INSS) është një institut prestigjioz në Izrael i themeluar në vitet 1975 i cili angazhohet për studime të sigurisë kombëtare me qëllim që ofrojë analiza dhe rekomandime rreth çështjeve që lidhen me agjendën e sigurisë kombëtare të Izraelit, për vendimmarrësit, udhëheqësit publikë dhe komuniteti strategjik, në Izrael dhe jashtë vendit. Si pjesë e misionit të tij, ky institut është i përkushtuar të inkurajojë mënyra të reja të të menduarit për të zgjeruar kornizat tradicionale të hulumtimeve për çështjet e sigurisë dhe strategjisë kombëtare në nivelin kombëtar dhe ndërkombëtar. Kuadri i studiuesve të këtij instituti janë ish gjeneralë, strategë, qeveritarë, negociatorë dhe akademikëtë izraelit që gëzojnë renome të lartë për punën e tyre në vend dhe jashtë vendit.
Gjatë qëndrimit në Izrael, ministrja Tahiri do të realizojë edhe takime tjera nga agjenda e kësaj vizite.
Të tjera
-
Lajçak shkruan për takimin me Vuçiqin: Diskutuam për zbatimin e aneksit të Ohrit
I dërguari special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav L...
-
Edhe presidentja Osmani vazhdon takimet me homologët gjatë qëndrimit në SHBA
Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka vazhduar takimet me homologët e saj gja...
-
Edhe Bashkëshortja e Kurtit në Nju Jork, kalon kohë me dy shqiptare të njohura
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ndodhet në Nju Jork, ku po i zhvillon pu...
-
Putini paralajmëron Perëndimin se Rusia mund t’i përdorë armët bërthamore
Presidenti Vladimir Putin paralajmëroi Perëndimin të mërkurën se Rusia mund t...
-
Zeka: Kosova aktualisht ka normën e rritjes ekonomike që e ka pasur në vitin 2019
Drejtori i Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë, Arianit Zeka, tha se Kosova nu...
-
Kryegjyshi i bektashive emëron ambasadorin e parë për “shtetin e ri” në Shqipëri
Ndërkohë që diskutimet për shtetin e ri bektashinj janë kthyer në temë dite, ...
-
Kurti po pret mysafirë në Konsullatën e Kosovës në Nju Jork – jep detaje për ditën e parë
Në ditën e parë në Nju Jork, ku Kryeministri Kurti ka udhëtuar për takime me ...
-
Pamje të tmerrshme të aksidentit zingjiror në Fushë Kosovë, ku mbetën tre persona të lënduar
Një aksident i rënëdë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë Kosovë, e ku si pa...
-
Kica-Xhelili: Ca marioneta të VV-së qenkan djegur keq !
Deputetja Hykmete Bajrami sot i ka kërkuar publikisht përballje kokë me kokë ...
-
“Albini i ka thanë Dardan Molliqajt që Shpendi është spiun i Amerikës”, detaje se çka u fol para se VV të ndahet
Ish-pjesëtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Shpend Ahmeti, ka kritikuar kryeminist...
-
Tre persona të lënduar si pasojë e aksidentit zingjiror në Fushë Kosovë
Tre persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti zinxhiror që ka ndodhur so...
-
Aksident i rëndë zinxhiror në Fushë Kosovë, përfshihen disa vetura
Para pak minutash ka ndodhur një aksident i rëndë në Fushë Kosovë, raporton S...