Lajme

Tahiri kërkon ndërprerjen e seancës, i replikon Kurti: Kemi pika të tjera të rendit të ditës që s’bën t’i sakrifikojmë

Autori: Gazeta inFokus 14:04 | 16 June 2022

Shefi i GP-së së PDK-së, Abelard Tahiri, ka kërkuar ndërprerjen e seancës së sotme, pasi ka thënë se veteranët kanë dalë për të protestuar në temperatura 30 gradë. Por, kryeministri Kurti i ka replikuar deputetit Tahiri, duke thënë se takimi me veteranët do të ndodh nesër dhe se sot nuk është në rend dite paga minimale, prandaj sipas tij, nuk duhen sakrifikuar pikat e sotme të rendit të ditës.

Në fjalën e tij, deputeti Abelard Tahiri, tha se pakënaqësia e veteranëve ka të bëjë me vendimin e LVV-së.

“Prandaj ky debat ka fillu para një muaji dhe ne kemi kërku mirëkuptimin që veteranët të mos jenë një kategori që ne përplasemi në Kuvend…Sot kur po protestojnë në temperatura 30 gradë…Sot ne nuk mundemi me i injoru…Po kërkojmë që të ndërprehet kjo seancë sepse nuk mund t’i përbuzim ata njerëz dhe t’i takoni dhe të arrini një marrëveshje dhe pastaj ne mund të kthehemi në normalitet”, tha Tahiri.

-Advertisement-

Më pas Kurti i tha Tahirit se sot ka pika të tjera në rend dite dhe s’bënë të sakrifikohen ato.

“Të hënën ka qenë paga minimale, nuk është në rregull të ndërpritet seanca, sot kemi pika të tjera të rendit të ditës që s’bën ti sakrifikojmë, prandaj po them të vazhdojë seanca”, tha Kurti.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shijoni eksperiencën e re të blerjes në Meridian Express x EXFIS!

Të tjera