Tahiri kërkon konsensus për Ligjin e Pagave, premton ndryshime edhe në Ligjin për Financa Lokale
Autori: Gazeta inFokus 13:55 | 02 September 2020
Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Tahiri gjatë vizitës së tij në Komunën e Ferizajt tha se do të angazhohet që të ndryshohet Ligji për Financim të Pushtetit Lokal, derisa theksoi se Ligji për Pagat duhet të kalojë.
Përveç takimit në Komunë, zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Tahiri i shoqëruar nga kryetari i Ferizajt, Agim Aliu kanë vizituar edhe Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në këtë komunë. Para mantelbardhëve, Tahiri u zotua se do të punojë fortë që Ligji i Pagave të futet në zbatim së paku vitin e ardhshëm.
Zëvendëskryeministri për këtë kërkoi edhe konsensus në mes të partive politike në Kuvendin e Kosovës.
“Ky ligj (për Paga) duhet të kalojë. Kam pasur takim edhe me kryeministrin por edhe me ministren e Financave por ky ligj për të kaluar na duhet një dakordim mes partive politike mos të thuhet që ky ka qenë ligj elektoral e pastaj në Kuvend të rrëzohet, në këtë temë duhet të kemi konsensus. […] Ne kemi vendosur me kryeministrin të kemi hierarki, sektor për sektor, pagën më të lartë dhe më të ulët për pozitat publike, shëndetësi, arsim. Nëse mundemi ta dërgojmë (në Kuvend) së paku deri nga fundi i vitit dhe me pa nëse mund ta fusim vitin e ardhshëm në zbatim por që nuk e garantoj”, tha ai.
Tahiri tha se do të angazhohet shpejtë që të bëhen ndryshime edhe në Ligjin për Financa të Pushtetit Lokal për të cilin tha se është i skaduar dhe problem për ofrim të shërbimeve nga komunat.
“Sistemi i financimit të komunave të Kosovës në legjislacionin aktual nuk është i drejtë. Ligji për Financa Lokale i miratuar, i cili buron nga Pakoja e Ahtistarit, i cili ka reflektuar në vitin 2008 në atë kohë i ka skaduar afati… si qeveri dhe si zëvendëskryeministër në bashkëpunim edhe me kryetarët e komunave edhe me Asociacionin (e Komunave të Kosovës) do e adresoj në mënyrë shumë të shpejtë Ligjin për Financa Lokale për shkak se jam i bindur se forma se si është tani si për shëndetin primar, arsimin primar, kontratën kolektive, pagën jubilare nuk është ajo e cila e reflekton Kosovën në vitin 2020”, tha Tahiri.
Kurse, kryetari i komunës se Ferizajt, Agim Aliu deklaroi se të gjitha nivelet e shërbimeve mjekësore në këtë komunë kanë tejkaluar çdo sfidë në ballafaqimin me pandeminë COVID-19 në këtë komunë.
Aliu tha se zëvendëskryeministri, Besnik Tahiri është zëri më mbështetës i nivelit lokal.
“Kemi vendosur të vijmë këtu dhe t’i vizitojmë të tri nivelet shëndetësore. Nivelin primar, sekondar dhe terciar edhe për të parë nga afër punën e tyre por më shumë sesa për ta parë punën e tyre sepse tashmë çdo qytetar e ka parë që ka nevojë për shërbime. Ne kemi ardhur për të shpreh përuljen, falënderimin për qëndresën dhe mos ndalesën për asnjë moment për tu vu në shërbim të qytetarëve. Jam jashtëzakonisht i lumtur që këto tri nivele të institucioneve shëndetësore kanë qenë unike dhe të bashkërenduara me shtabin emergjent të komunës. Ne ia kemi dalë dhe do ia dalim në secilën sfidë që na paraqitet në përballje me pandeminë”, tha ai.
Pas vizitës në Komunën e Ferizajt, zëvendëskryeministri, Besnik Tahiri vizitoi edhe Komunën e Vitisë.
Të tjera
-
Lajçak e bën bilancin: Kam shpresuar për më shumë progres në dialog, por mesazhi për Kosovën e Serbinë është i qartë
I dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak k...
-
Vuçiq: U mbajt një tubim jashtëzakonisht i madh në Beograd
Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, këtë herë ka pranuar se në Beograd është m...
-
Pritjet për të hyrë në Kosovë deri në 40 minuta
Pritjet për të hyrë në Kosova nga pika kufitare e Muçibabës po vijojnë deri n...
-
Deklarohen të pafajshëm 22 të akuzuarit për mashtrim me “Call Center”
Në seancën fillestare të hënën në Gjykatën Themelore në Prishtinë janë deklar...
-
Gjendet pa shenja jete një 61-vjeçar në Pogradec
Një person i moshës 61-vjeçare është gjetur pa shenja jete në banesën e tij, ...
-
Protestë masive në Beograd kundër presidentit serb
Dhjetëra mijëra veta u mblodhën të dielën në një shesh qendror në Beograd duk...
-
Hill thotë se s’ka paralajmërime për sanksione ndaj NIS’it në Serbi, a i gënjeu Vuçiq serbët për të krijuar panik?
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Serbi, Christopher Hill, ka...
-
Tajani për vizitë në Kosovë, viziton kontigjentin italian të KFOR-it
Kryediplomati italian, Antonio Tajani, ka ardhur për vizitë në Kosovë për të ...
-
Kremlini hedh poshtë raportimet e mediave turke se gruaja e Assadit kërkoi divorc dhe largim nga Moska
Kremlini hodhi poshtë të hënën raportet e mediave turke që sugjeronin se Asma...
-
Kundërligjshëm e pa përvojë pune, Rozeta Hajdari e bën zv. kryeinspektore ish asistenten e Albulena Haxhiut vetëm 8 muaj pasi u punësua në MINT
Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, ish asist...
-
Haziri në 35-vjetorin e LDK-së: Kjo familje politike e Rugovës ia dha vendit demokracinë në të cilën fitojnë edhe rivalët tanë
Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri shkroi për përvjet...
-
Komuniteti i Ambasadës nderon Hovenierin për vizionin e tij për Kosovën
Komuniteti i Ambasadës Amerikane ka nderuar ambasadorin Jeffrey M. Hovenier m...