Lajme

Tahiri: KEK-u prin me kontrata njëburimore thotë se u nënshkruan 87 në vlerë rreth 100 milionë euro

Autori: Gazeta inFokus 11:39 | 14 March 2024

Sot në Kuvend po diskutohet për kontratat njëburimore.

Shefi i grupit parlamentar i PDK-së, Abelard Tahiri, ka thënë se janë 220 kontrata njëburimore për vitin 2022, 2023, në vlerë të mbi 153 milionë eurove.

Sipas tij, këto 220 kontrata janë nënshkruar nga shtatë institucione. Ai tha se prin KEK-u.

-Advertisement-

“Një hulumtim që kemi bërë si grup parlamentar del që vlera totale për vitin 2022, 2023 në shtatë institicuone del mbi 153 milionë euro, janë 220 kontrata. Institucionet që kanë nënshkruar janë KEK-u. Për këto dy vjet, KEK i ka nënshkruar 87 kontrata në vlerë rreth 100 milionë euro. Një burim i qartë i korrupsionit”.

“Ministria e Kulturës, 36 kontrata njëburimore, në vlerë prej 2.4 milionë euro. Ministria e Shëndetësisë pa i përfshirë vakinast, afër 4 milionë euro për 6 kontrata. Ministria e Arsimit, 19 milionë euro për 30 kontrata. Ministria e Punëve të Brendshme, jo kontrata sekrete në të cilat nuk kemi qasje. I ka 21 milionë euro në 20 kontrata për dy vjet. Ministria e Industrisë dhe Ndërmarrësisë, 5 kontrata, rreth 138 mijë euro, dhe Ministria e Infrastrukturës, 32 kontrata, 4.3 milionë euro. Të gjitha këto kapin shumë e rreth 153 milionë eurove”, tha Tahiri gjatë fjalës së tij.

Ai poashtu u shpreh se për këto kontrata njëburimore duhet të ketë një Komision Hetimor.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UNI – Universum International College sërish pjesë e Panairit të Edukimit, vazhdon të ofroj studime me standarde amerikane
-Advertisement-

Të tjera