Lajme

Tahiri jep detaje për takimin me Thaçin: I pathyer, me humor të mirë

Autori: Gazeta inFokus 18:56 | 16 May 2024

Shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, njoftoj se e ka takuar presidentin Hashim Thaçi në Hagë.

Ai tha se Thaçi ishte me humor të mire dhe i përkushtuar në mbrojtje të së drejtës për liri.

“Çdo vizitë në Hagë është inspiruese. E njëjtë ishte edhe kjo e sotmja. Takova Presidentin Hashim Thaçi. Mirë me shëndet dhe me besim në drejtësinë, Presidenti Thaçi është inspirim për mënyrën se si vazhdon të përballojë sfidat me të cilat përballet. I pathyer, me humor të mirë, i përkushtuar për ta mbrojtur të drejtën e popullit tonë për liri, Presidenti Thaçi më përcolli edhe me të fala për të gjithë ju“, tha Tahiri.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Nëse doktor Mitrev do të përdorte hemofiltrimin me qëllim që të mashtruar pacientët, do t’i kishte mashtruar të gjithë 1738…
-Advertisement-

Të tjera