Tahiri: Janë diku 8 persona që kanë dijeni se çfarë ka ndodhur me prodhimin e rrymës dhe shpenzimin e 100 milionë eurove
Autori: Gazeta inFokus 14:54 | 26 April 2022
Shefi i deputetëve të PDK-së, Abelard Tahiri, thotë se janë 8 sinjalizues nëpër institucione të Kosovës të cilët ua kanë ofruar të dhënat për tre muajt e fundit se si ka ndodhur subvencionimi i rrymës prej 100 milionë euro dhe sa ka prodhuar, eksportuar dhe importuar rrymë Kosova gjatë krizës së tre muajve të kaluar, raporton Gazeta Express.
Ai tha se nëse formohet Komisioni Hetimor ata do t’i ftojnë këta 8 persona që sipas tij kanë dijeni për të gjitha zhvillimet me rrymës.
“Ne kemi dyshime konkrete, ajo çka është e rëndësishme është se janë një numër i vogël i njerëzve, që nuk e kalojnë besoj shifrën 8, të cilët në këto institucione i dijnë zhvillimet krejt për këto çështje. Ne sot nuk kemi mandat për t’i pyetur ata njerëz për të gjitha këto dhe pikërisht është e nevojshme formimi i Komisionit Hetimor që do t’i ftojmë këta 7 apo 8 persona në institucionet e Kosovës të cilët kanë dijeni për cdo zhvillim.
Ai tha se shifrat që kanë prezantuar tregojnë se Kosova s’është përfshirë nga kriza globale e rrymës pasi ka prodhurar energji.
“Këto të dhëna janë gjysmake pa praninë e tyre dhe pa nxjerrë në pah se sa përqind prej atyre parave 100 milionë eurove janë shpenzu, si janë shpenzuar ata para, pse është ngritë çmimi i energjisë elektrike 100% kur kriza rajonale dhe globale nuk na ka afektu sepse e kemi pasë prodhimin tonë të brendshëm. Sipas këtij projektimi ne kemi importuar pesë përqind rrymë në këta tre muaj kritikë, pikërisht janë këta sinjalizues që na kanë sjellë të dhënat”, tha ai.
Të tjera
-
Ivica Daçiq thotë se i arrestuari në Merdare është Tefik Mustafa, reagon Zyra Ndërlidhëse e Kosovës
Në Serbi është arrestuar një kosovar nën dyshimin për “krime lufte”. Për këtë...
-
Gërvalla për mediumin kanadez: Serbia nuk duhet të ketë vend në NATO dhe BE
Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla është shprehur se nuk duhet të...
-
Serbia thotë se e ka arrestuar një kosovar në Merdare
Autoritetet serbe njoftuan të shtunën se e kanë arrestuar një kosovar në pikë...
-
Lutfi Haziri me mesazh për shqiptarët e Kosovës Lindore: Dilni në mënyrë massive në zgjedhje
Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri ka bërë thirrje q...
-
Kontingjenti i FSK-së arrin sukses në ushtrimin më gjithëpërfshirës të Turqisë, “EFES 2024”
Ushtrimi ushtarak “EFES 2024”, i mbajtur në Izmir të Turqisë ka përfunduar dj...
-
Dy të lënduar në një aksident në Shipol të Mitrovicës
Një aksident mes dy veturave ka ndodhur në rrugën “Dëshmorët e Kombit” në la...
-
Spitali i Pejës del me njoftim: U sulmuἀm tmerrshëm, zjἀrrin e vuri një person i maskuar, i kemi pamjet
Spitali i Pejës ka dal me një njoftim të rëndësishëm për zjarrin që ka kaplua...
-
Real Madrid fiton për të 15-ën herë Ligën e Kampionëve
Real Madrid ka fituar për të 15-tën herë trofeun e Ligës së Kampionëve. Në...
-
Kurti viziton qendrën e kulturës “Sami Frashëri” në Ankara të Turqisë
Kryeministri i Republikës Kosovës, Albin Kurti dhe zëvendëskryeministrja, Emi...
-
Zhvillohet simpoziumi “Kina dhe bota: Bashkëpunimi, sfidat dhe përfitimet e përbashkëta
Në Pekin u zhvillua simpoziumi "Kina dhe bota: Bashkëpunimi, sfidat dhe përfi...
-
Kina nxjerr masa për të mbështetur rolin rehabilitues të mjekësisë tradicionale kineze
Kina ka publikuar masa për të mbështetur rolin e mjekësisë tradicionale kinez...
-
Aksident mes tre veturave në rrugën Prishtinë-Pejë, katër persona të lënduar
Një aksident i rëndë trafike ka ndodhur pasditen e sotme në rrugën Prishtinë-...