Lajme

Tahiri: Idrizi po i ik debatit sepse nuk ka program qeverisës për të paraqitur para qytetarëve të Vushtrrisë

Autori: Gazeta inFokus 10:26 | 09 November 2021

Kryetari i Vushtrrisë, kandidat i LDK-së për Kryetar Komune, Xhafer Tahir ka marrë pjesë vetëm në debatin në RTK pasi që kunderkandidati i tij Ferit Idrizi nuk ka shkuar në debat edhe pse e kishe konfirmuar pjesmarrjen e tij.

Tahiri gjatë debatit ka pohuar se kandidati i PDK-së Ferit Idrizi po i ikë debatit sepse nuk ka program qeverisës për të paraqitur para qytetarëve të Vushtrrisë.

“Idrizi po i ik debatit në mungesë të programit qeverisës për të paraqitur para qytetarëve të Vushtrrisë. Idrizi gjatë tërë fushatës është shërbyer me një “dosje” të cilat nuk janë asgjë më tepër se sa dokumente publike në webfaqen e komunës duke tentuar të njollosë personalitetin tim dhe të njollosë qeverisjen e mirë dhe në momentin që kemi paraqitur një padi për shpifje ndaj tij ai po i ik debatit sepse ai duhet të jetë këtu që ti dëshmoj atë dosje ose ti përgjigjet padisë për shpifje. Me mua kompromis nuk ka, kompromis për këtë çështje nuk bëj “ka thënë Tahiri.

-Advertisement-

Ndër të tjera Tahiri është shprehur se RTK është medium publik që financohet nga qytetarët e Kosovës, nga buxheti i Republikës se Kosovës dhe është debati ku duhet të ketë debatet më të paanshme.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Rakinica e Skenderajt bëhet me rrjet të ri elektrik

Të tjera