Lajme

Tahiri ia numëron Kurtit në Kuvend: Fjala progres është përdorur 209 herë në raportin për Kosovën, në shumicën e rasteve negativisht

Autori: Gazeta inFokus 11:25 | 30 November 2023

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri ka folur në seancë për raportin e progresit për Kosovën të vitit 2023.

Ai ka thënë se më së shumti kjo fjalë është përdorur për të treguar se nuk ka progres, derisa sa ka dhënë detaje me shifra se për çfarë dhe sa herë është përmendur kjo fjalë sipas tij në raportin për Kosovën.

Sipas tij ky raport e tregon dështimin e qeverisë Kurti në aspekt të integrimeve evropiane, shkruan Gazeta Infokus.

-Advertisement-

Në daq besoni ose jo, raporti i progresit për Kosovën e përmend 209 herë fjalën progres. 32 herë theksohet se ka mungesë të progresit. Mos harroni një raporti i Bashkimit Evropian është shumë i kujdesshëm në gjuhë këtu është eksplicit thotë ka mungesë të progresit.

49 herë theksohet se ka progres të mangët, 59 theksohet se ka një farë progresi,  42 theksohet se është bërë progres. 15 here në aspekte të tjera dhe vetëm 8 herë theksohet se ka progres të mirë. Zotëri kryeministër Albin Kurti, ky vlerësim të ka dhënë diagnozë e ai është se qeveria në raport me integrimet evropiane është qeveri e regresit e politizimit e dështimit dhe paaftësisë për të qeverisur”, ka thënë Tahiri në Kuvend./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Presidenti i UNI z. Alejtin Berisha, folës mbi temën “Women’s Role in Artificial Intelligence Development” në DOKUTECH, edicioni i 11-të
-Advertisement-

Të tjera