Lajme

Tahiri i reagon Avokatit të Popullit: Para se të merresh me Ligjin për Zgjedhje merru me faturat e energjisë

Autori: Gazeta inFokus 18:35 | 26 December 2023

Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), i ka reaguar Avokatit të Popullit Naim Qelaj, i cili të martën ka bërë të ditur se Ligjin për Zgjedhjet do ta dërgojë në Gjykatën Kushtetuese.

Tahiri në një status në Facebook ka shkruar se reforma zgjedhore e arritur përmes Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme përbën rastin e vetëm për të cilin Republika e Kosovës është vlerësuar dhe lavdëruar në vitin 2023, ku sipas tij si rezultat i konsensusit politik, ka përmbyllur me sukses zbatimin e rekomandimeve vendore e ndërkombëtare dhe ka përfshirë risi të ndryshme në sistemin zgjedhor.

“Ky proces, me plotë meritë është vlerësuar në Raportin e Progresit dhe në Konkluzionet e Bashkimit Evropian, ku edhe është kërkuar miratimi i shpejtë i akteve nënligjore në mënyrë që ti hapet rruga mbajtjes së zgjedhjeve të reja parlamentare mbi bazën e kësaj reforme”, ka shkruar Tahiri.
Sipas tij Qelaj më mirë do të ishte të merrej me faturat e energjisë elektrike, për ngritjen e të cilave ka pasur ankesa ditëve të fundit.

-Advertisement-

“Avokati i Popullit, Naim Qelaj, para se të merret me këtë ligj, ka një mijë e një raste të tjera ku mund të kryejë detyrën dhe përgjegjësinë e tij për të mbrojtur qytetarët nga shkeljet e të drejtave dhe lirive themelore. Ai, pikërisht sot do të duhej që të merrte veprime emergjente për fillimin e hetimeve ndaj abuzimit me faturat e energjisë elektrike dhe madje të zbardhte edhe fakte mbi trajtimin diskriminues të qytetarëve në pagesat e kësaj energjie. Pikërisht sot më shumë se kurrë do të duhej të ishte zëri kumbues kundër vjedhjes dhe diskriminimit të qytetarëve në faturat e energjisë nga qeveria e dhe mafia energjetike”, ka shkruar Tahiri.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Meridian Express hap marketin e ri në qytetin e Mitrovicës Veriore!
-Advertisement-

Të tjera