Lajme

Tahiri i PDK-së: Ta bëjmë së bashku ligjin për mediat e lira

Autori: Gazeta inFokus 12:06 | 11 July 2024

Kuvendi i Kosovës, pas seancës së jashtëzakonshme, që i është kushtuar gjenocidit në Srebrenicë, ka vazhduar seancën plenare, ku u diskutua për pikat e rendit të ditës, mes tyre edhe për projektligji për mediat e lira.

Në fillim të seancës ka marrë fjalën shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së Ableard Tahiri, i cili propozoi një mocion procedural, që sipas tij kërkon ndryshimin e rendit të ditës të kësaj seance.

“Si Grup Parlamentar kërkojmë që përmes një rezolute ta obligojmë Qeverinë e Kosovës për tërheqjen e tri projektligjeve, që ne vlerësojmë që janë në kundërshtim me frymën kushtetuese”, deklaroi Tahiri.

-Advertisement-

Ai shtoi se si opozitë nuk duan ta kenë betejën politike në këto tri projektligje, teksa tha se së bashku mund ta bëjnë ligjin, sidomos në ligjin cenon fjalën e lirë dhe mediat e lira në vendin tonë.

Edhe deputetja Blerta Deliu propozoi një mocion tjetër. Ajo kërkoi të votohet që si pikë e parë e rendit të ditës të diskutohet për tri arratisjet e fundit nga burgjet e shtetit.

Deliu tha se dikush duhet të japë përgjegjësi për këtë dhe prandaj tha se kërkojnë që kjo çështje të diskutohet si pikë e parë e rendit.

Përfaqësues të grupeve parlamentare të LDK-së dhe AAK-së mbështetën kërkesën e Deliut. As ky mocion nuk u përkrah nga deputetët e pozitës.

Opozita vendosi ta lëshojë sallën.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita Home dhe Prince Caffe: Sponsor të përgjithshëm të Sunny Hill Festival

Të tjera