Lajme

Tahiri i PDK-së: Çlirimi i Kosovës nga robëria, i dha fund një tragjedie njerëzore dhe restauroi një të drejtë kombëtare

Autori: Gazeta inFokus 13:13 | 12 June 2023

Kryetari i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, ka shkruar në lidhje me 24-vjetorin e Çlirimit të Kosovës.

Ai ka thënë se partneritetin me NATO-n dhe SHBA-në, duhet ta ruajmë më shumë se kurrë pasi që çlirimin e arritëm bashkë me to.

‘’Duke kujtuar 12 qershorin e 1999-tës, sot 24 vite pas, nderojmë dëshmorët e UÇK-së, që me jetën e tyre e vendosën themelin e atdheut tonë të lirë e të pavarur. Çlirimi i Kosovës nga robëria, i dha fund një tragjedie njerëzore dhe restauroi një të drejtë kombëtare, dy anë vendimtare që i arritëm bashkë me NATO-n dhe veçmas me SHBA-të, partneritetin me të cilët duhet ta ruajmë sot më shumë se kurrë.’’ ka shkruar Tahiri

-Advertisement-

Postimi i plotë:

Duke kujtuar 12 qershorin e 1999-tës, sot 24 vite pas, nderojmë dëshmorët e UÇK-së, që me jetën e tyre e vendosën themelin e atdheut tonë të lirë e të pavarur. Çlirimi i Kosovës nga robëria, i dha fund një tragjedie njerëzore dhe restauroi një të drejtë kombëtare, dy anë vendimtare që i arritëm bashkë me NATO-n dhe veçmas me SHBA-të, partneritetin me të cilët duhet ta ruajmë sot më shumë se kurrë.

24 vite në liri, kanë qenë një përvojë e jashtëzakonshme transformuese dhe me shumë vlerë për vendin tonë. Tashmë kur liria është fakt, kemi shpresa që ajo do të bëhet edhe festë, me kthimin e çlirimtareve tanë nga beteja e fundit për të vërtetën e epokës së lavdishme të UҪK-së.Urime Dita e Çlirimit!

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Coffee shkon edhe në Ferizaj – ambient i ngrohtë e risi në menu (VIDEO)
-Advertisement-

Të tjera