Lajme

Tahiri i drejtohet Qeverisë: Nuk kërkojmë zgjedhje, kërkojmë zgjidhje të problemit

Autori: Gazeta inFokus 11:12 | 10 November 2022

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri në seancën e sotme të Kuvendit tha se opozita nuk dëshiron zgjedhje, shkruan Gazeta Infokus.

Ai kërkoi nga ekzekutivi që ta zgjidhe problemin në veri të Kosovës.

“Si opozitë, nuk kërkojmë zgjedhje. Si opozitë, kërkojmë zgjidhje të problemit të cilin e keni shkaktuar tash e disa ditë në veri të Kosovës”, tha Tahiri.

-Advertisement-

Tahiri, tha se si opozitë mbështesin qeverinë për vazhdimin e funksionimit të institucioneve në veri të vendit.

“Pra, si opozitë, nuk do të tolerojmë në asnjë rrethanë, në asnjë moment, të tërhiqeni nga ushtrimi i sovranitetit të Republikës së Kosovës edhe në atë pjesë të vendit ton”, shtoi shefi i grupit parlamentar të PDK-së./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Edicioni i 6-të i Garage Sale sjell zbritje të madhe në Comodita Home!
-Advertisement-

Të tjera