Lajme

Tahiri: Gjithë LDK bashkë, Gatë janë përcaktuese të fitores sonë në Vushtrri

Autori: Gazeta inFokus 21:39 | 02 October 2021

Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, kandidati i LDK-së, Xhafer Tahiri në vazhdën e takimeve të shumëta sot së bashku me zonjën Igballe dhe deputeten Rrezarta Krasniqi ka mbajtur takim me gratë nga Forumi i Gruas së LDK-së në Vushtrri.

Tahiri me këtë rast ka thënë se e gjithë LDK janë bashkë, gra e burra, të rinj e vetran, për Vushtrrinë për të gjithë kurse gratë janë përcaktuese të fitorës në Vushtrri.

Postimi i plotë i Tahirit:

-Advertisement-

E gjithë LDK bashkë, gra e burra, të rinj e vetran, për Vushtrrinë për të gjithë.

Bashkë me Igballe Perquku Tahiri e deputeten Rrezarta I. Krasniqi takuam gra të guximshme që bartin misionin e vazhdimit të ndryshimit në Vushtrri. Baci Ibush Jonuzi e Bahrije Spanca na nderuan me fjalime e mbështetje.

Gratë janë përcaktuese të fitores tonë në Vushtrri, është detyrim i imi si Kryetar i Komunës të punoj edhe më shumë këtë mandat për punësimin e mbështetjen e grave.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
EURO 2024 dhe Serie A, dy ekskluzivitetet absolute të Artmotion këtë vit

Të tjera