Tahiri garanton proces fer dhe transparent në përzgjedhjen e drejtorit të Institutit të Mjekësisë Ligjore
Autori: Gazeta inFokus 13:47 | 08 March 2018
Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, së bashku me shefen e Misionit të Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX), Alexandra Papadopoulou dhe ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Ruari O’Connell, kanë vizituar sot Institutin e Mjekësisë Ligjore.
Duke pasur parasysh rëndësinë që ka ky institucion në aspekte shumë të ndjeshme të shoqërisë, e sidomos në trajtimin e çështjeve siç është ajo e personave të zhdukur, ministri Tahiri ka bërë të ditur se nga një departament i Ministrisë së Drejtësisë, Instituti i Mjekësisë Ligjore është shndërruar në agjenci.
Ministri Tahiri ka falënderuar Ambasadën e Mbretërisë së Bashkuar, e cila në bazë të marrëveshjes që ka me Qeverinë është angazhuar në konkursin për përzgjedhjen e drejtorit të këtij Instituti. Meqenëse konkursi nuk ka qenë i suksesshëm dy herë për shkak të mungesë të aplikuesve të mjaftueshëm që kanë plotësuar kriteret e caktuara, ministri Tahiri ka bërë publikisht thirrje për të gjithë ata që plotësojnë kushtet që të aplikojnë me rastin e shpalljes së konkursit për herë të tretë, duke garantuar se i gjithë procesi do të jetë fer dhe transparent.
Ministri Tahiri ka potencuar nevojën që fuqizimi i këtij Instituti tash të vazhdoj edhe me shkollimin e kuadrove të reja në fushat deficitare që këtij instituti i mungojnë.
“Si Qeveri e Republikës së Kosovës, jemi të interesuar që t’i ngrisim kapacitetet. Jam i interesuar që të angazhohemi bashkërisht të investojmë në kuadro të reja, kemi deficit të kuadrove për shumë arsye. Si ministër i Drejtësisë do të mundohem t’i mobilizoj të gjitha resurset relevante, që të gjejmë forma dhe burime financimi për bursa në shkollimin e të rinjve tanë në fushat specifike deficitare të mjekësisë ligjore, që nesër t’i kemi pranë këtij instituti” ka thënë ministri Tahiri.
Nga ana e saj, shefja e Misionit të Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX), Alexandra Papadopoulou, ka falënderuar ministrin për iniciativën në plotësimin e kapaciteteve të këtij Instituti.
“Dua të falënderoj ministrin për angazhimin e tij në iniciativën për të plotësuar kapacitetet e Institutit. Pasi EULEX-i është duke u tërhequr ngadalë, jemi duke kërkuar partnerë kredibil dhe kompetentë për t’i dorëzuar lëndët tona, dhe për të punuar me ta për t’i shërbyer sa më mirë qytetarëve të Kosovës” ka thënë Papadopoulou.
Për ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Ruari O’Connell, anulimi dy herë i konkursit për Drejtor të Institutit, tregon përkushtimin për gjetjen e një drejtori të mirë.
“Për mua ky nuk është dështim, për mua ky fakt tregon që Qeveria e Republikës së Kosovës ka qenë serioze për të gjetur drejtorin e mirë nga një fushë e gjerë e kandidatëve. Kjo është shumë e rëndësishme, jo vetëm për këtë institucion, por gjithashtu për parimin në Kosovë, që rekrutimi duhet të bëhet në bazë të meritës” ka thënë ambasadori.
Vetë drejtori i Institutit të Mjekësisë Ligjore, Arsim Gërxhaliu, ka falënderuar për mbështetjen që ka marrë ky Institut.
“Jam i kënaqur me ndërhyrjet e shpejta të Ministrit i cili është i interesuar që ky Institut të merr kahjen e duhur” ka thënë ai.
Të tjera
-
Ndalohet një autobus në Merdare, në një valixhe kapet nga Dogana një armë me 50 fishekë
Dogana e Kosovës ka njoftuar se në pikën kufitare në Merdare gjatë kontrollit...
-
Kurti: Viti 2024 është viti i pasaportës sonë, ajo renditet më lart se kurdoherë në indekset ndërkombëtare të pasaportave
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka shkruar në lidhje me ngritjen e Kosovë...
-
Deri në dy orë pritjet në Jarinje për të hyrë në Kosovë, kolona 500 metra
Foto ilustrim Në pikën kufitare në Jarinje ka deri në 2 orë pritje për të ...
-
Besnik Tahiri zyrtarëve të Jordanisë: Decentralizimi proces afatgjatë dhe jo i lehtë, konteksti i vendit ka rëndësi të madhe
Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka zhvilluar takim me gr...
-
Pse po i ndanë Kurti pensionistët e FSK-së nga 100 euroshi? Pyetja e zyrtarit të lartë të AAK-së
Zyrtari i lartë i AKK-së, Lahi Brahimaj ka reaguar ndaj vendimit të qeverisë ...
-
TikTok-u i kërkoi sqarime Shqipërisë, i kundërpërgjigjet Rama
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka reaguar ndaj kërkesës së TikTok për “...
-
Nitaj: Ç’është kjo mesele? Veç vitrat jepen para se të falet Bajrami, por vitrat s’janë para të taksapaguesve
Sekretari i përgjithshëm i AAK-së, Muharrem Nitaj e konsideron komuniste sjel...
-
Aksident mes tri veturave në Prishtinë, lëndohen dy persona
Një aksident trafiku mes tri veturave ka ndodhur pasditen e së dielës në rrug...
-
Një orë pritje për të hyrë te Dheu i Bardhë dhe në Muçibabë
Pritjet për të hyrë në Kosovë përmes pikave kufitare te Dheu i Bardhë, dhe në...
-
Sullivan: Trump ka vërtetë mundësi që ta negociojë marrëveshjen bërthamore me Iranin pas rënies së Assadit në Siri
Këshilltari amerikan për sigurinë kombëtare, Jake Sullivan sugjeroi se ekzist...
-
Sali Berisha: Ndalimi i TikTokut, akt ekstrem censure
Një akt ekstrem censure, e ka cilësuar kreu i Partisë Demokratike Sali Berish...
-
Lorik Cana zgjedh dy politikanët më të mëdhenj shqiptarë të të gjitha kohërave
Lorik Cana, kapiteni ikonik i kombëtares shqiptare të futbollit i ka zgjedhur...