Lajme

Tahiri fton Izraelin që ta njoh shtetin e Kosovës

Autori: Gazeta inFokus 21:25 | 29 April 2017

Ministrja për Dialog, Edita Tahiri, e ka ftuar Izraelin që ta njohë pavarësinë e Kosovës, duke thënë se Izraeli është një vend perëndimor, një aleat strategjik i SHBA’së, andaj dhe duhet ta ndjekë këtë linjë dhe ta njohë pavarësinë e Kosovës.

Këto komente ajo i bëri në seminarin për çështje të negociatave paqësore dhe ndërkulturore të organizuar nga Instituti për Studime të Sigurisë Kombëtare të Izraelit në Tel-Aviv, raporton televizioni publik.

Pavarësia e Kosovës solli lirinë dhe sigurinë për popullin e Kosovës, ndërsa vendosi një gjeopolitikë të re në favor të stabilitetit dhe sigurisë në Ballkan, ka thënë ministrja Tahiri.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
A prishet cilësia e gjumit nëse pini kafe në mbrëmje?
-Advertisement-

Të tjera