Lajme

Tahiri: Eshtrat e Shotë Galicës do të rivarrosen në Kosovë

Autori: Gazeta inFokus 13:15 | 14 August 2020

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Tahiri ka thënë se eshtrat e heroinës, Shotë Galica do të rivarrosen në Kosovë.

Këtë ai e bëri të ditur në seancën e Kuvendit të Kosovës si përgjigje për pyetjen e deputetit Gazmend Syla i cili kishte bërë kërkesë që eshtrat të rivarrosën në Kosovë.

“Unë kam bërë një kërkese për rivarrimin e heroinës Shotë Galica nga Shqipëria në Kosovë. A është ndërmarre diçka ende?”, ka thënë Syla.

-Advertisement-

Ndërsa zëvendëskryeministri Tahiri ka thënë se Ministria e Mbrojtjes do të merret me këtë çështje.

“Po me 27 korrik ne kemi marrë një kërkesë nga ju e edhe bashkësia e Krujës ka marrë vendim për të lëvizë edhe shtatoren e Shotë Galicës dhe për që bërë rivarrimin. Do të merremi me këtë temë dhe do të gjejmë edhe vendin për të bërë rivarrimin, ministria e Mbrojtjes do ta merr përsipër këtë çështje”, ka thënë Tahiri./Gazeta inFokus/

 

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera