Lajme

Tahiri: Është tragjike dhe shkatërrimtare qe ka vende për të cilët ndërgjegjja dhe dinjiteti është nocion abstrakt

Autori: Gazeta inFokus 11:25 | 03 March 2022

Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, në seancën e sotme plenare e ka dënuar agresionin e Rusisë ndaj Ukrainës, shkruan Gazeta Infokus.

Ai e quan shkatërrimtare që ende ka vende për të cilët ndërgjegjja është vetëm një nocion abstrakt.

“Është tragjike dhe shkatërrimtare qe ka vende për të cilët ndërgjegjja dhe dinjiteti është nocion abstrakt”, ka thënë Tahiri.

-Advertisement-

Gjithashtu ai tha se ukrainasit po përballen me luftën për mbijetesë kundër një arsenali.

“Ukrainasit po përballen më luftë për mbijetesë kundër një arsenali dhe një makinerie të shkatërrimit në masë”, ka shtuar deputeti i AAK-së.

Në Kuvend është paraparë të diskutohet dhe miratohet një rezolutë për t’i kërkuar pesë vendeve të BE-së që nuk e njohin pavarësinë e Kosovës, ta bëjnë këtë./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova dhe Komiteti Olimpik i Kosovës nënshkruajnë vazhdimin e marrëveshjes së sponsorizimit për periudhë 10-vjeçare
-Advertisement-

Të tjera