Lajme

Tahiri: Është koha që Izraeli ta njoh Kosovën”

Autori: Gazeta inFokus 15:06 | 04 May 2017

Ministrja për Dialog, Edita Tahiri i ka dhënë një intervistë radios nacionale të Izraeli, ku ndër të tjera ka thënë se është koha që Izraeli ta njoh Kosovën, transmeton infokusi.com

Më poshtë mund të gjeni intervistën e plotë”

“Në 69 vitet e ekzistencës së tij, Izraeli është njohur nga 160 vende. 26 vende nuk e njohin Izraelin. Izraeli është një nga gjashtë vendet anëtare të OKB-së që shtetet e tjera anëtare të OKB-së nuk e njohin. Armenia, Kina, Qiproja dhe të dy Koretë, janë gjithashtu në të njëjtën kategori. Një kategori tjetër janë vendet që nuk janë anëtare të Kombeve të Bashkuara, por njihen nga disa nga vendet më të njohura: Palestina, e cila gëzon njohjen e 136 vendeve, Sahara Perëndimore me 49 shtete, Tajvani, i njohur nga 22 shtete, dhe Republika e Qipros Veriore, e cila është e njohur nga një shtet, Turqia.

-Advertisement-

Rasti më i shquar në kategorinë e dytë është Kosova. Një subjekt politik që gëzon njohjen e 114 shteteve, të kryesuar nga SHBA. Është themeluar në vitin 2008 pasi u tërhoq nga ish- Jugosllavia, përderisa Serbia pretendon se Kosova është pjesë e territorit të saj, një kërkesë e mbështetur nga rezolutat e OKB-së. Por Shtetet e Bashkuara, që janë mbrojtës i shtetit të vogël, kanë mbështetur pavarësinë e saj së bashku me vendet tjera perëndimore, dhe pasojat kanë qenë shumë më të thella: Rusia, që është aleate e Serbisë, ka përdorur Deklaratën e Pavarësisë së Kosovës për t’i grabitur Gjeorgjisë,  Osetinë e Jugut dhe Abkhazinë, Krimen. Izraeli po ndjek një politikë të kujdesshme për çështjen e Kosovës, pavarësisht faktit që ky është një projekt amerikan, dhe nuk e njeh atë, por përpiqet të mbajë marrëdhënie të mira me njerëzit e kësaj Republike. Izraeli, sipas mendimit të tij, nuk mund të kërkojë që vendet e tjera të mos e njohin Palestinën ndërsa vet ta njeh Kosovën. Por pritjet në Prishtinë janë më ndryshe.

Këtë javë, ish zëvendëskryeministrja Edita Tahiri, gruaja e dytë më e rëndësishme në Kosovë, kryenegociatore në negociatat me Serbinë dhe Bashkimin Evropian po viziton Izraelin. Ajo është këtu në një vizitë private.

E morëm atë në një intervistë për marrëdhëniet midis Izraelit dhe Kosovës dhe në fillim ajo tha:

Edita Tahiri: Shpresoj që herën tjetër kur të vijë në Izrael, do të jetë një vizitë zyrtare lidhur me njohjen e shtetit tonë nga Izraeli, tha ministrja e  Kosovës. Unë besoj se Izraeli është një vend perëndimor dhe kemi një aleat të përbashkët – Shtetet e Bashkuara, që është një mbështetës kryesor i lëvizjes sonë për pavarësi dhe një mbështetës kryesor i integrimit të Kosovës në Bashkimin Evropian dhe Aleancën Veri- Atlantike.

Shqetësimi i Izraelit është të legjitimojë njohjen e Palestinës, a e kuptoni vështirësinë izraelite?

Edita Tahiri: Nuk ka nevojë të druhet nga një precedent i tillë, sepse Kosova si shtet është produkt i shpërbërjes së  ish Jugosllavisë. Nga shpërbërja e saj u lindën shtatë vende, përfshirë Kosovën. Ky nuk është rasti me Izraelin. Ka sfida të brendshme, por nuk ka ngjashmëri dhe nukka precedent. Pavarësia e Kosovës u shpallë në koordinim me mbështetësit tanë ndërkombëtarë në vendet perëndimore, Shtetet e Bashkuara dhe NATO. E kuptoj shqetësimin e brendshëm, por nuk shoh asnjë bazë për të mos njohur Kosovën.

Ju duhet të thoni që Izraeli nuk është i vetmi vend që nuk e njeh Kosovën. Ka një problem këtu dhe gjithashtu një shqetësim për pakicën serbe në Kosovë.

Edita Tahiri: Pavarësia e Kosovës është shqyrtuar nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë dhe ajo ka përcaktuar që pavarësia e Kosovës është e ligjshme dhe është në përputhje me të drejtën ndërkombëtare, prandaj Kosova është një rast unik dhe ndryshe nga shembujt e tjerë që i përmendët ju. Kosova është territor shqiptar, shqiptarët janë një komb i ndarë në fillim të shekullit të 20-të, gjysma e territoreve shqiptare iu dhanë vendeve të tjera. Pas Luftës së Ftohtë, mundësia e vetëvendosjes për shtetet u hap dhe prandaj pavarësia jonë është në përputhje me të drejtën ndërkombëtare. Izraeli duhet ta marrë këtë parasysh.

Nga problemet është se ka një ndjenjë të përgjithshme që nuk e dëshironi aspak pavarësinë, por të bashkoni vizionin e Shqipërisë së Madhe. Ju jeni shqiptarë.

Edita Tahiri: Ne jemi i njëjti komb. Tragjikisht na ndan në fillim të shekullit të 20-të. Jemi dy shtete dhe ne besojmë se zgjidhja për problemin e ndarjes është integrimi evropian i dyja shteteve. Shqiptarët nuk janë të vetmit të ndarë në rajon, janë kroatët dhe serbët të ndarë gjithashtu. Pra, rruga është të jetosh në një situatë ku kufijtë kanë më pak rëndësi dhe liria e lëvizjes garantohet, që u mundëson integrimi i shteteve tona në Bashkimin Evropian. Të gjitha vendet e ish-Jugosllavisë u drejtuan kah perëndimi dhe mposhtën ndikimin rus. Ne i përkasim bashkësisë euroatlantike. E gjithë kjo duhet të merret parasysh që qeveria izraelite të rishqyrtojë çështjen e njohjes së Kosovës.

Cili është hapi tjetër për ju? Kyçja në BE?

Është vetëm një qëllim. Qëllimi i dytë është integrimi në NATO. Por kryesorja është të krijojmë mundësinë që shtetet e reja të jetojnë krah për krah me njëri tjetrin duke njohur njëri tjetrin në një kuadër gjithëpërfshirës të paqes dhe stabilitetit./INFOKUSI

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Vetëm edhe 4 ditë nga Bootcamp me Alan Greenberg, ish-Drejtorin për Edukim në Apple, Apliko Tani

Të tjera