Lajme

Tahiri e përsërit: Hoti në Bruksel ra në mina

Autori: Gazeta inFokus 22:32 | 11 August 2020

Zëvendëskryeministri i parë Besnik Tahiri ka deklaruar se ndarja e Kosovës ka qenë projekt i Serbisë dhe presidentit të saj Aleksandar Vuçiq.

Ai ka thënë në emisionin Pressing në T7 se çështja e ndarjes ka përfunduar kryesisht, por ka përsëritur deklaratën e tij se në takimin në Bruksel, kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka rënë në mina.

“Ndarja ka qenë projekt i Aleksandar Vuçiqit dhe Akademisë së Shkencave të Serbisë. Diskursi politik i BE-së në raport me Serbinë për ndarjen e Kosovës ka qenë pak a shumë i mbështetur. Përveç kancelares gjermane Angela Merkel, askush nuk ka dalë kundër”, është shprehur Tahiri.

-Advertisement-

Ai ka folur edhe rreth takimit të kryeministrit Avdullah Hoti me presidentin Aleksandar Vuçiq në Bruksel.

Tahiri tha se Hoti në samitin e Brukselit ka rënë në ‘mina’, pasi ishte vendosur në pozitë të pafavorshme, pasi zyrtarët e BE-së e kanë lënë që të presë në korridor.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Po, Po 31 Vetura Dacia Logan shpërblim për konsumator nga ETC

Të tjera