Ekonomi

Tahiri e bënë gati vendin për investitorët amerikan, kërkon lejen e Qeverisë

Autori: Gazeta inFokus 17:20 | 16 May 2018

U kërkoj amerikanëve të vinë e investojnë në Vushtrri.

E i pari i kësaj komune, Xhafer Tahiri po del ta ketë marrë shumë seriozisht këtë çështje.

Ai madje të mërkurën ka dërguar letër edhe Qeverisë së Kosovës, me kërkesën për kthim në pronësi të komunës tri parcelat të cilat planifikohen tu ofrohen investitorëve amerikan, shkruan Infokusi.com.

-Advertisement-

Në letër dërguar Qeverisë së Kosovës thuhet se tri parcelat kadastrale në vitin 1984 i janë dhënë në shfrytëzim burgut të Smrekonicës nga i cili nuk janë shfrytëzuar asnjëherë.

Sipas Tahirit krijimi i zonës së veçantë ekonomike nga amerikanët do të rriste ekonominë e komunës dhe të gjithë zonës veriore të Kosovës.

Më poshtë mund të gjeni të plotë postimin e Tahirit bërë në ‘facebook’.

 

Fundjavën e kaluar Drejtori ekzekutiv i Odës Ekonomike Amerikane, Arian Zeka ka deklaruar se Investitorët amerikanë janë të interesuar për një zonë të veçantë ekonomike në Kosovë ku do të mund t’i gjenin kushtet minimale infrastrukturore për të shtrirë investimin e tyre./INFOKUSI

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Nëntori sjellë Magjinë në ETC
-Advertisement-

Të tjera