Lajme

Tahiri: Do të përdorim çdo mjet që ky projektligj të mos kalojë

Autori: Gazeta inFokus 12:39 | 06 June 2022

Gjatë kohës sa veteranët po protestojnë para Kuvendit të Kosovës që rritja e pagës minimale t’i përfshijë edhe ata, shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, në një prononcim dhënë mediave tha se si parti do të përdorin çdo mjet demokratik që të mos lejojnë miratimin e ligjit.

Ai tha se është e papranueshme që kjo kategori të lihet anash.

“Do të përdroim çdo mjet demokratik që të mos lejojmë të miratohet ky ligj”, tha Tahiri para mediave, transmeton Gazeta Express.

-Advertisement-

Ai tha se do të tentohet të arrihet një marrëveshje edhe me Ministrinë e Financave.

“Për ne është e pabesueshme se si kemi ardhë në një diskutim të tillë, për kategorinë me të ndjeshme që t’i lëmë anash”, u shpreh ai.

“Do të përdorim çdo mjet që ky projektligj të mos kalojë as në leximin e parë e as në të dytin. Kjo qeveri ka kriju një situatë të rrezikshme, e shihni një pakënaqësi të madhe tek të gjitha kategoritë”, tha ai ndër të tjera.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita po tërheq klientë seriozë në Panarin IMM, në Këln të Gjermanisë

Të tjera