Lajme

Tahiri: Dështimi i sigurimit të vaksinës i qëllimshëm, Kurti e Vitia duhet të tregojnë arsyen

Autori: Gazeta inFokus 16:25 | 17 April 2021

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelar Tahiri, ka thënë se dështimi i nënshkrimit të kontratës për sigurimin e vaksinës anti-Covid nga Qeveria Kurti është i qëllimshëm.

Në Spitalin e Mitrovicës po vazhdon trajtimi i të plagosurve në tregun e gjelbërt

-Advertisement-

Ai në një konferencë për medie ka thënë se Kurti e Vitia duhet të tregojnë për këtë dështim.

“PDK po ndjekë me shqetësim të madh dështimin e nënshkrimit të kontratës për sigurimine vaksinës. Ky dështim është i qëllimshëm. Arsyetimi i ministrit është i paqëndrueshëm. Kërkojmë nga Kurti e Vitia të tregojë pse ka dështua sigurimi i vaksinave. Numri i vdekjeve po rritet ku prej marrjes së detyrës janë 291 vdekje andaj ne kërkojnë sqarim e transparencë” tha Tahiri.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera