Lajme

Tahiri: Cenimi i vlerave demokratike nuk do të përsëritet në qeverisjen e Bedri Hamzës

Autori: Gazeta inFokus 18:53 | 15 September 2024

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, ka bërë një deklaratë për Ditën e Demokracisë, duke theksuar rëndësinë e të drejtës së qytetarëve për të zgjedhur dhe për t’u zgjedhur në një vend demokratik.

Tahiri theksoi se kanë mbetur më pak se pesë muaj deri në zgjedhjet që do të përcaktojnë qeverisjen për katër vitet e ardhshme, dhe bëri thirrje për angazhim të të gjithëve në këto zgjedhje.

Ai shprehu besimin se një qeverisje e udhëhequr nga Bedri Hamza do të mbrojë dhe promovojë vlerat e demokracisë, dhe premtoi se cenimi i këtyre vlerave, i cili ka ndodhur në të kaluarën, nuk do të përsëritet.

-Advertisement-

Postimi i tij i plotë:

“Sot bota demokratike shënon Ditën e Demokracisë. Në një vend demokratik, e drejta e qytetarëve për të zgjedhur dhe për t’u zgjedhur është thelbësore. Në vendin tonë, tashmë kanë mbetur më pak se pesë muaj kur do të zgjedhim qeverisjen për katër vitet e ardhshme. Le të angazhohemi të gjithë, gra e burra, të rinj e të reja, që përmes këtyre zgjedhjeve të mundësojmë një qeverisje që do të mbrojë dhe promovojë vlerat e demokracisë, dhe që do të udhëhiqet nga Bedri Hamza. Cenimi i vlerave demokratike të mishëruara në sistemin tonë kushtetues, nuk do të përsëritet në qeverisjen e kryeministrit të ardhshëm, Bedri Hamza.”

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Viva Fresh Store triumfon në çmimet Best Buy Award 2024/2025 në Kosovë!
-Advertisement-

Të tjera