Lajme

Tahiri (AAK): Ligji për buxhetin është i dështuar nëse nuk zbatohet Ligji i Pagave

Autori: Gazeta inFokus 12:22 | 01 November 2021

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka kritikuar miratimin e buxhetit për vitin 2022 nga ana e Qeverisë së Kosovës.

Sipas Tahirit,  buxheti është i dështuar për sektorin publik nëse nuk ka zbatim të Ligjit të Pagave.

Këtë bindje ai e ka shprehur pas dështimit të mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit të Kosovës.

-Advertisement-

“Fatkeqësisht edhe kjo mbledhje dështoi edhe për shkak të mungesës së nënkryetarëve. Ligji i Pagave do të duhej të hynte në zbatim. Nëse nuk është buxhetu Ligji i Pagave, pse e keni pru këtë Ligj në agjendë. Ky buxhet është i dështuar për sektorin publik”, ka thënë Tahiri.

Ai ka shtuar se të gjithë ata që përfitojnë nga ky ligj nuk do të kenë pagë të dinjitetshme.

Tahiri theksoi se nëse nuk është buxhetuar Ligji i Pagave do të thotë se nuk do të këtë Ligj të pagave në vitin 2022.

Ai tha se partia e tij do ta respektojë vendimin për fushatën zgjedhore në komunat ku garojnë në balotazh, ndërsa kritikojë Qeverinë Kurti për gazsjellësin amerikan./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Diplomon gjenerata e dytë e studentëve UNIK të UNI-të me diploma të fuqizuara nga Arizona State University
-Advertisement-

Të tjera