Lajme

Tahiri (AAK): Ligji i Pagave të hiqet nga rendi i ditës, është diskriminues dhe i pamatur

Autori: Gazeta inFokus 12:43 | 13 June 2022

Shefi i grupit parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka njoftuar se në mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit, ka kërkuar që Ligji i Pagave të largohet nga rendi i ditës për seancën e ardhshme.

Tahiri vlerëson se ky ligj është diskriminues dhe i pamatur.

“Unë vlerësoj se ky ligj është diskriminues, ligj i pamatur dhe ligj që dëmton një kategori të rëndësishme e të nderuar të vendit tonë, veteranët e UÇK-së. Andaj po shpresoj dhe po besoj që edhe Lëvizja Vetëvendosje edhe Qeveria do të reflektojë në këtë kërkesë për largimin nga rendi i ditës sepse është gabim shumë i madh, bjen ndesh edhe me ligjin bazi të veteranëve”, tha Tahiri.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Po, Po 31 Vetura Dacia Logan shpërblim për konsumator nga ETC
-Advertisement-

Të tjera