Sport

Tahir Lushtaku zbulon se cila ka qenë ndeshja me e dobët e skuadrës së tij prej se është trajner

Autori: Gazeta inFokus 16:44 | 11 December 2019

Skuadra e Drenicës e ka mbyllur stinorin vjeshtor në pozitën e gjashtë në tabelë me 24 pikë të mbledhura, shkruan Gazeta inFokus.

Gjithashtu klubi nga Skenderaj ka arritur të kualifikohet edhe në çerekfinale të Kupës së Kosovës.

Trajneri i ‘kuqezinjve”, Tahir Lushtaku për Gazetën inFokus ka bërë një analizë të skuadrës së tij për stinorin vjeshtor.

-Advertisement-

Ai në këtë analizë ka zbuluar ndeshjen më të mirë dhe më të dobët gjatë stinorit vjeshtor.

“Ndeshja ma e mirë besoj dhe padyshim ka qenë kundër Trepçës ’89, ku edhe e fituam 3-2 në Skenderaj, ndërsa ndeshja ma e dobët jo veç këtë stinor por prej se mbajë mend dhe jam trajner ka qenë ndeshja e fundit kundër Ferizajt, ku pësuam disfatë në shtëpi me rezultat 2-0”, deklaroj Lushtaku./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera