Sport

Tahir Lushtaku tregon se me çka mund të krenohet klubi i Drenicës

Autori: Gazeta inFokus 17:39 | 11 December 2019

Skuadra e Drenicës e ka mbyllur stinorin vjeshtor në pozitën e gjashtë ne tabelë me 24 pikë të tubuara, shkruan Gazeta inFokus.

Gjithashtu klubi nga Skenderaj ka arritur të kualifikohet edhe në çerekfinale të Kupës së Kosovës.

Trajneri i ‘kuqezinjve”, Tahir Lushtaku për Gazetën inFokus ka bërë një analizë të skuadrës së tij për stinorin vjeshtor.

-Advertisement-

Ai në këtë analizë ka zbuluar se me çka mund të krenohet klubi i tij gjatë këtij gjysme sezoni.

“Në këtë stinor ne si klub mund të krenohemi me lojë të mira që i kemi zhvilluar dhe besoj që janë të kënaqur të gjithë me atë çka kemi tregu brenda vijave të fushës, e ku dihet që edhe opinioni e ka dhënë këtë vlerësim. Gjithashtu duhet të krenohemi edhe me tifozët tanë të cilët kanë bërë një anim korrekt dhe shumë Fiar-Play si dhe me disiplinën e lartë që kanë treguar të gjithë futbollistët tonë”, deklaroj Lushtaku./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera