Sport

Tahir Batatina zbulon preminë që morën lojtarët e Llapit për fitoren ndaj Drenicës

Autori: Gazeta inFokus 19:56 | 25 November 2021

Skuadra e Llapit po vazhdon me formë fantastike në elitën e futbollit kosovar, shkruan Gazeta inFokus.

Llapjanët kësaj radhe e kanë mposhtur Drenicën me rezultat 5-3, në takimin e vlefshëm për xhiron e 15-të në Superligë.

Për këtë fitore secili lojtar i skuadrës së Llapit është shpërblyer me nga 200 euro premia nga kryesia e klubit.

Lajmin për Gazetën inFokus e ka konfirmuar trajneri i Llapit, Tahir Batatina, i cili ka shtuar se për çdo fitore kryesia e klubit po i shpërblen lojtarët me nga 200 euro.

“200 euro për secilin lojtar ka qenë premia për fitoren ndaj Drenicës. Kryetari i klubit, Beqir Batatina dhe drejtor Bejtush Batatina kanë kërkuar nga unë vetëm rezultate dhe nuk duan ta diskutojnë çështjen financiare. Për çdo lojë po ju japin nga 200 e premi lojtareve, kjo tregon seriozitetin e klubit dhe kryesisë”, tha Batatina.

Pas 15 ndeshjeve të zhvilluara skuadra e Llapit renditet katërta me 24 pikë, 4 me pak se Gjilani që kryeson./Gazeta inFokus/

 

Të tjera