Sport

Tahir Batatina zbulon datën se kur do të nis Superliga

Autori: Erion Maliqaj 20:25 | 02 April 2020

Pandemia Covid-19, e ka prekur shumë edhe botën e futbollit, shkruan Gazeta inFokus.

Shumë klube të mëdha evropiane ua kanë ul pagat futbollistëve, e disa, ua kanë ndërprerë edhe kontratat, shkaku i krizës financiare që ka shkaktuar coronavirusi.

Kriza e ka prekur edhe futbollin e Kosovës, ku përveç pezullimit të të gjitha ligave, klubet kosovare rrezikojnë të futen në krizë të thellë financiare.

-Advertisement-

Për situatën e krijuar në vend, për mënyrat se si futbolli i Kosovës duhet dalë nga kjo gjendje e rëndë e krijuar nga coronavirusi, për Gazetën inFokus ka folur trajneri i Llapit, Tahir Batatina.

Fotografia e Tahir Batatina

“Stërvitjet janë duke shkuar mirë dhe lojtarët janë duke e aplikuar plan-programin stërvitor që ne e kemi paraparë për këto ditë. Jam shumë i kënaqur me punën e lojtarëve në këtë kohë të pandemisë, ku ata po dëshmojnë se janë profesionist të vërtetë”, tha fillimisht Batatina.

Tekniku llapjan tregoi se përmes aplikacionin ‘online’ i përcjellin stërvitjet individuale të futbollistëve.

“E kemi aplikacionin ku i shohim lojtarët duke stërvitur me distancë të saktë dhe minutash të saktë të vrapimit”, deklaroi trajneri i Llapit.

Batatina beson se do ta kalojnë këtë sfidë dhe do të rikthehen fuqishëm.

“Është periudhë shumë e vështirë e pandemisë, po edhe këtë sfidë do ta kalojmë dhe do të rikthehemi më të fuqishëm”, u shpreh ai.

Batatina thotë se nëse FFK-ja nuk i ndihmon do ta kenë shumë problem për ta mbyllur kampionatin.

“Kriza financiare do të jetë problemi kryesor dhe nëse FFK nuk i ndihmon klubet në këtë situatë do të kemi shumë problem për ta mbyllur kampionatin, pasi do të shfaqen shumë probleme gjatë rrugës”, theksoi trajneri i Llapit për Gazetën inFokus.

Fotografia e Tahir Batatina

Tahir Batatina pohon se me 20 prill do të kthehen në stërvitje, ndërsa me 2 maj do zhvillojnë ndeshjet.

“Kampionati do të nisë pasi që jemi vendi me më së paku të prekur me virus edhe këta të prekur janë shumica të ardhur nga jashtë. Janë lokalizu dhe mendojë se do ta kalojmë shpejtë këtë periudhë. Nga data 20 prill klubet duhet te fillojnë me seanca stërvitore, ndërsa me 2 maj me fillu me ndeshje” tha investitori më i madh në klubin e Llapit.

I pari i shtabit teknik të llapjanëve, deklaron së kampionati nuk ka nevojë të anulohet. Sipas tij, ka kohë për ta përfunduar këtë sezon.

“Nuk kemi nevojë ta anulojmë dhe as ta mbyllim kampionatin me këtë renditje, sepse kemi kohë për ta mbyllur sezonin. Me anulu humb futbolli kosovar dhe vetë skuadrat. Kështu që duhet të vazhdojmë aty ku kemi mbetur”, tha 42 vjeçari për Gazetën inFokus.

Njeriu që e riktheu Llapin në Superligë mendon së FFK mund ta shpëtojë kampionatin duke anuluar projektet që ka për ti dalë në ndihmë klubeve.

“Vetëm FFK mundet ta shpëtojë kampionatin nëse mendon për klube dhe ju del në ndihmë dhe projektet e parapara ti shtyj për vitin e ardhshëm dhe ti ndihmojë skuadrat me mjete financiare duke mos u prish liga”, deklaroi shefi i shtabit teknik te Llapit.

Për fund, ai dha një mesazh për komitetin sportiv në vend.

“Mesazhi im për të gjitha klubet, për gjithë trajnerët, lojtarët është se do të kthehemi edhe ma të fort duke ju kthyer fushave të gjelbra dhe duke i parë tifozët në tribuna, ku ata janë motivi jonë për të ardhmen dhe të tashmen. Llapi do të kthehet superfuqi dhe shumë i motivuar për ta arrit objektivin e klubit duke treguar ndeshje te mira dhe lojë burrërore në fushë”, përfundoj Tahir Batatina.

Tahir Batatina është aktualisht edhe investitor edhe trajneri i klubit të Llapit që në Superligë renditet i gjashti me 34 pikë./Gazeta inFokus/

Fotografia e Tahir Batatina

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera