Sport

Tahir Batatina vjen me deklaratë të madhe pas fitores ndaj Prishtinës

Autori: Gazeta inFokus 17:12 | 07 April 2021

Skuadra e Llapit e ka mposhtur Prishtinën në udhëtim me rezultat 2-3, në duelin e parë të vlefshëm për gjysmëfinalen e Kupës së Kosovës, shkruan Gazeta inFokus.

Golat për llapjanët i shënuan Ahmed Januzi 2x (6’ dhe 59’) dhe Kushtrim Shabani (62’), kurse për kryeqytetasit realizuan Albin Prapashtica (66’) dhe Mërgim Pefqeli (91’).

Pas ndeshjes ka folur trajneri i Llapit, Tahir Batatina, i cili ka thënë se kanë realizuar gol në momentet më të mira.

-Advertisement-

“Po mendoj që realizuam gol në momentet më të mira, golat erdhën nga cilësia, ishim të vëmendshëm dhe të kujdesshëm, realizuam golat në mënyrat më të mirë të mundshëm, kishte moskujdesi që pësuam dy gola të lehtë dhe duhet të jemi të kujdesshëm në ndeshjen e ardhshme. Ne e kemi pas freskinë në skuadër dhe e dhamë maksimumin. Mund të them që Prishtina ka pas mundësi të na barazoj rezultatin dhe pastaj do të ishte më e vështirë në ndeshjen kthyese. Ne e arritëm objektivin, e fituam këtë ndeshje, por duhet të jemi të vëmendshëm për takimin kthyes”, tha fillimisht Batatina për Art Sport.

Tutje ai ka shtuar se ndoshta këtë herë do të arrinë të dalin në Evropë.

“Llapi është larg titullit të kampionit, Prishtina synon edhe titullin, kjo është më e vështirë, kur synon dy objektivat. Llapi nuk ka pasur objektiv tjetër, përveç Kupës. Kam rrezikuar ndaj Feronikelit duke ruajtur lojtarët, por për mua ka qenë jetike që të arrijmë objektivin dhe të dalim në Evropë dhe ta kemi atë ‘Llapin Evropian’ që e kam përmend me vite, ndoshta do ta arrijmë kësaj here”, përfundoi Batatina.,

Ndeshja kthyese mes Llapit dhe Prishtinës zhvillohet pas dy jave në stadiumin ‘Zahir Pajaziti’ në Podujevë./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera