Sport

Tahir Batatina: Nuk është e drejtë mi akuzu lojtarët, t’i lëmë të qetë dhe t’i përkrahim

Autori: Gazeta inFokus 23:58 | 12 October 2020

Trajneri i skuadër së Llapit, Tahir Batatina, ka dalur në përkrahje të futbollistëve të kombëtares së Kosovës pas humbjes nga Maqedonia Veriore dhe Sllovenia, shkruan Gazeta inFokus.

Batatina ka thënë se këta djem na duhet prap, duke shtuar se nuk është e drejtë mi akuzu për këto ndeshje.

Tutje i pari i klubit llapjan deklaroi se trajneri mund të shkoj e të vjen tjetri, por lojtarët duhet përkrahu gjithmonë.

-Advertisement-

“Këta djem na duhet prap. Nuk është e drejtë mi akuzu lojtarët. Këta kanë dhënë shumë dhe na kanë bërë krenarë. Tash me një ndeshje me dy ndeshje mi hedhë poshtë është e padrejtë. T’i lëmë të qetë dhe t’i përkrahim. Trajneri mund të shkojë e vjen tjetër, por lojtarët duhet t’i përkrahim dhe nuk besoj kurrë aq ata nuk po angazhohen në fanellën e Kosovës”, ka thënë Batatina në emisionin “Kampionët” në Kanal 10. /Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera