Sport

Tahir Batatina: Nëse nuk përmbushen kërkesat tona të ndërpritet kampionati

Autori: Gazeta inFokus 19:04 | 28 March 2020

Trajneri i Llapit, Tahir Batatina ka kërcënuar me ndërprerje të kampionatit nëse kërkesat e tyre nuk përmbushen nga FFK dhe institucionet e shtetit, shkruan Gazeta inFokus.

Batatina ka komentuar në statusin e kryetari të Ballkanit, Arsim Kabashit, i cili kërkoi që klubet e Superligës të bashkohen dhe ti drejtohen Qeverisë dhe Ministrisë së Sportit për ti ndalë në ndihmë në këtë periudhë të vështirë financiare për shkak të coronavirusit.

Batatina ka shkruar së duhet ti drejtohen të gjithë së bashku FFK-së, të takohen me Kryeministrin dhe Ministren e sportit, e nëse nuk përmbushen kërkesa e tyre të mos e vazhdojmë hiq me kampionatin.

-Advertisement-

Kryetar Shpresojë të bashkohemi të gjitha klubet e superliges dhe tju drejtohemi të gjitha instutucioneve tona nga niveli qeveritar deri tek ajë Komunalë ,Që nga e hëna fillon punen ffk ti dërgojm kerkesat tona dhe nëse është nevoja takim edhe me Kryeministrin edhe me Ministren e Sportit edhe me krert e ffk-së që nëse nuk përmbushen kerkesat tona edhe mos të vazhdojna hiq me kampionat .Duke e parë se krejt shtetet po ju ndihmojn klubeve dhe sportit”, ka shkruar Batatina në statusin e Kabashit.

Llapi është klubi i vetëm në Superligë që deri me tani i ka paguar rrogat e futbollistëve për muajin mars./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera