Sport

Tahir Batatina: Llapi është i qetë dhe i pret skuadrat me qetësi dhe pa temperatura

Autori: Gazeta inFokus 17:17 | 18 May 2020

Ministria e Shëndetësisë ka marrë vendim që klubet e Superligës së Kosovës në futboll të rikthehen në stërvitje me 18 maj, derisa datën e vazhdimit të kampionatit ia ka lenë në dorë FFK-së, shkruan Gazeta inFokus.

Lidhur me vendimin e MSH-së, trajneri i Llapit, Tahir Batatina për Gazetën inFokus ka thënë se është vendim i mirë, pasi fusha do ti vendos gjërat dhe ajo skuadër që është ma e mira të gjithë do t’ia urojmë.

“Po ashtu siç e kam thënë me herët edhe ashtu u bë, duke kërkuar që të rifillohet kampionati dhe të vendoset gjithçka në fushë, sepse kështu e ka etika e futbollit dhe askush nuk mundet me u ndje i shkelur apo i dëmtuar. Fusha le ti vendos gjërat dhe ajo skuadër që është ma e mira të gjithë do t’ia urojmë”, deklaroi Batatina.

-Advertisement-

Tekniku llapjan për fund deklaroi se Llapi është i qetë dhe i pret skuadrat me qetësi dhe pa temperatura.

“Jam i lumtur që po fillojmë dhe të gjithë lojtarët i kam mirë me shëndet dhe familjet e tyre janë mirë. Kjo ka rendësi për mua, ndërsa Llapi i ka të gjitha gjasat që ta kap Evropën, sepse kam super skuadër dhe jemi kompletuar tash dhe as një lojtar nuk me mungon vetëm talenti, Premtim Jakupi që nuk do ta rrezikoj deri në kampionatin e ri. Llapi është i qetë dhe i pret skuadrat me qetësi dhe pa temperatura”, përfundoj Tahir Batatina./Gazeta inFokus/

 

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera