Sport

Tahir Batatina konfirmon se Liridon Leci i ka këputur ligamentet e gjurit

Autori: Gazeta inFokus 21:58 | 15 September 2020

Klubi i Llapit ka marrë një lajm aspak të mirë në prag të fillimit të sezonit të ri në Superligë, shkruan Gazeta inFokus.

Liridon Leci, i cili u transferua më shumë bujë në Podujevë ka këputur ligamentet e gjurit të djathë, në miqësoren që Llapi e ka zhvilluar ndaj Skënderbeut në Shqipëri.

Lajmin për Gazetën inFokus e ka konfirmuar trajneri i llapjanëve, Tahir Batatin.

-Advertisement-

“Po është e vërtetë që futbollisti ynë, Liridon Leci, i ka këputur ligamentet e gjuri të djathë. Ai shumë shpejtë pritet të operohet. Leci mund të mungoj deri në gjashtë muaj pas këtij lëndimit që ka pësuar. Klubi i Llapit është në koordinim me lojtari dhe do ti qëndroj prapa për çdo gjë që ka nevojë”, deklaroi Batatina.

Mbrojtësi i majtë u transferua në ‘Zahir Pajaziti’, pas tri viteve të kaluara të skuadra e Dritës, ku arriti të fitoj dy herë titullin kampion./Gazeta inFokus/

 

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
EURO 2024 dhe Serie A, dy ekskluzivitetet absolute të Artmotion këtë vit

Të tjera