Sport

Tahir Batatina kërkon rikthimin e ‘Legjendave’ në tribuna

Autori: Gazeta inFokus 23:26 | 16 November 2020

Trajneri i skuadrës së Llapit, Tahir Batatina, përmes një postimi në llogarinë e tij zyrtare në facebook, ka kërkuar që tifozët llapjan ‘Legjendat’ të rikthen në tribuna, shkruan Gazeta inFokus.

Batatina ka thënë se me vendosjen e tribunave në stadiumin ‘Zahir Pajaziti’ tashmë asgjë nuk mungon.

“Ka ardhur koha që tashmë skuadrës t’i rikthehen tifozët llapjanë dhe “Legjendat” në tribunat shumë komode të stadiumit “Zahir Pajaziti”.

-Advertisement-

Më asgjë nuk na mungon përveç “Legjendave” në tribuna sepse jemi një skuadër e traditës ku qyteti jeton me futbollin”, ka shkruar Batatina në facebook.

Kujtojmë se që nga 13 marsi i këtij viti për shkak të pandemisë ‘Covid-19’, asnjë ndeshje në Kosovë nuk është zhvilluar më tifozë./Gazeta inFokus/

Image

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera