Sport

Tahir Batatina ka një përgjigje epike për Ismet Munishin

Autori: Gazeta inFokus 14:13 | 23 October 2020

Kryetrajneri i Llapit, Tahir Batatina, i ka dhënë një përgjigje mjaft interesante trajnerit të Ballkanit, Ismet Munishit, shkruan Gazeta inFokus.

Ballkani e ka nisur mjaft mirë këtë edicion në Superligë duke u renditur e para në tabelë, kurse Llapi akoma nuk e ka shijuar fitoren dhe pozicionohet e fundit.

Në një intervistë Munishi kishte deklaruar që klubi i tij është si një Ferrari dhe ekipet e tjera janë si traktor.

-Advertisement-

“Ballkani është Ferrari, ekipet tjera janë si traktorë. Është njëjte si me dal me traktor në autostradë”, kishte deklaruar Munishi.

E për këto fjalë të Ismet ‘babës’, trajneri i llapjanëve në një intervistë për Gazeten Express ka dhënë një përgjigje epike duke thënë që ata nuk kanë Ferrari, por kanë Mercedes dhe e shëtisin botën ngadalë.

“Ne nuk kemi Ferrari, por kemi Mercedesa që e shëtitim botën ngadalë, por sigurt. Pak vonohemi, por në cak do të arrijmë kysmet”, deklaroi Batatina.

Llapi ndeshjen e radhës e luan ndaj Arbërisë, që i ka befasuar të gjithë me rezultatet e tyre./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shijoni eksperiencën e re të blerjes në Meridian Express x EXFIS!

Të tjera