Tahir Batatina godet në mënyrë indirekte Bylbyl Sokolin

Autori: Gazeta inFokus
18:41 | 15 March 2021
Kryetrajneri i Llapit, Tahir Batatina, e ka goditur në mënyrë indirekte ish-trajnerin e Gjilanit, Bylbyl Sokolin.
Batatina mbrëmë ka qenë i ftuar në emisionin “Sporti Total” në KTV, teksa ka deklaruar se Gjilani është mbetur mbrapa dhe se me Ismet Munishin në sezonin në vijim do të jenë në vendet e para.
“Ti mundesh me qenë filozof i madh, apo ekspert por në këtë punë është më mira ta thjeshtësosh. Nuk ki nevojë shumë me filozofu dhe atë qe ki ndërmend me potencu para lojtarëve dhe këtë Ismet Munishi, e bën një gjë të tillë, kështu që me këtë Gjilan është mbetur prapa me pikë, por unë kam potencuar edhe me parë është humbje e madh për këtë ekip me mbete mbrapa kur e dijmë që është skuadra me e paguar në Superligë dhe është dashur që Gjilani të luftoj për titull, ku në skuadër ka lojtarë me përvojë të madhe si Progni e Veliu që të mbetet shtatë ndeshje pa fitore”, ka deklaruar fillimisht Batatina.
Por, tutje trajneri llapjan e mohon të ketë thënë fjalën filozof për Sokolin.
“Jo unë nuk e kam për atë fjalën, por thash për çdo trajner sepse të gjithë filozofojnë. Të gjithë e kemi filozofinë tonë, por ka ndryshuar koha kur janë mbajtur lojtarët nga dy orë trajnime dhe tani duke biseduar edhe me profesorin Musa Selimin, tham që një lojë duhet analizohet për vetëm 20 apo 25 minuta, pasi tani nuk kemi nevojë me u bo monoton duke bërë “blla, blla” por ta thjeshtësojmë pasi tani i kemi edhe mjetet për të analizuar gabimet ku i kemi bërë edhe pozitive dhe negative. Por unë mendoj se Munishi ka potencial se në sezonin tjetër Gjilani do të jetë pretendentë për titull”, shtoi tutje.
Ndërsa, Batatina, deklaroj edhe për humbjet që ja ka shkaktuar “Profes” në ndeshjet e ndërsjellat.
“Po ata janë statistikat e ndeshjeve, unë nuk mundem me thënë me ka mposhtur gjë kjo që s’ka ndodhur asnjëherë, ku sa herë jemi takuar e kam mposhtur dhe kështu ndoshta kam pasur edhe fat por unë e di filozofinë e “Profes” se qysh luan futboll për atë nuk e kam telashe”.
“Sa i përket asaj që e kam pasur trajner nuk qëndron, pasi unë mundem me punu edhe me një trajner deri në 10 vjet por asnjëherë sekretët e mia nuk ja tregoj, pasi çdo trajner i mbanë sekretet e veta. As unë nuk ja kam mësuar sekretët profes, por as ai të mijat, por unë e ceka se tash duhet të vije pjesa më e modernizuar e trajnerëve, ku duhet të flasësh me pak dhe të punosh me shumë. Unë jam duke folur në përgjithësi dhe me pak duhet t’i mbash lojtarëve ligjërata, pasi të gjithë kemi qenë studenta dhe dallojnë studentat dhe lojtarët në fushë. Edhe pjesa e ligjërimit ka ndryshuar në kohën bashkohore, tani nga 45 minuta është ndarë në gjysmë për të mos u bërë monoton”, përfundon Batatina.
Llapi është në pozitën e shtatë me 30 pikë të grumbulluara në 25 ndeshje.

Të tjera
-
Bllokohet mbyllja e USAID, një gjykatës federal gjen shkelje të kushtetutës
Gjykatësi federal i SHBA-së Theodore Chuang ka vendosur që Elon Musk dhe Depa...
-
Sadiku: Qeveria s’duhet të kursejë asgjë që t’i ndihmojë ish-krerët e UÇK-së në Hagë
Analisti Ermal Sadiku ka thënë se Qeveria e Kosovës është dashur të mos e kur...
-
Kurti: Aleanca Kosovë-Shqipëri-Kroaci do të kontribuojë në sigurinë e rajonit
Kosova, Shqipëria dhe Kroacia më 18 mars nënshkruan një deklaratë në Tiranë, ...
-
Agim Veliu “kapet” me Lumir Abdixhikun: Nuk ka qare pa tregu se çka ka me mu
Ish-nënkryetari i LDK-së, Agim Veliu, deklaroi se Lumir Abdixhiku ka diçka pe...
-
Grabitja te Albi Mall, skena si në filma
Një grabitje me armë ndodhi paraditen e djeshme, afër qendrës tregtare “Albi ...
-
Pranvera vjen të enjten, por temperaturat minimale zbresin deri në -8°C – Moti për këtë javë
Pas masave të ftohta polare që sollën ulje të theksueshme të temperaturave si...
-
Ramiz Lladrovci: Pres që familja Jashari ta ngushëllojë familjen Thaçi gjatë tri ditëve të pamjes
Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, për “Front Online” ka folur lidhur me m...
-
Vjen reagimi i parë nga Zelensky pas dakordimit të Rusisë për armëpushim
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka reaguar ndaj telefonatës mes pre...
-
Kosova në pozicion paszgjedhor: Asnjë diskutim zyrtar për qeverinë e re
Ngërçi paszgjedhor në Kosovë vazhdon, pa asnjë diskutim zyrtar për qeverinë e...
-
Ulqinakët kërkojnë anulimin e tenderit për dhënien me qira të plazheve
Qiramarrësit e deritanishëm të plazheve të Ulqinit kërkojnë anulimin e tender...
-
Pasojat ekonomike të divorcit në Zvicër prekin kryesisht gratë
Sipas një studimi të kryer nga Universiteti i Shkencave të Aplikuara dhe Arte...
-
“Është e mundshme që Thaçi të lejohet të vijë në Kosovë gjatë ditëve të ardhshme”
Gazetarja Rina Mujku ka thënë që ish-presidenti Hashim Thaçi mund të vijë në ...