Sport

Tahir Batatina e krahason veten me legjendën e Manchester Unitedit

Autori: Gazeta inFokus 17:44 | 29 July 2021

Trajneri i skuadrës së Llapit, Tahir Batatina, mëngjesin e së enjtes ka qenë i ftuar në emisionin ‘Ora shtatë në Klan Kosova”, ku ka diskutuar për ekipin që ai drejton, shkruan Gazeta inFokus.

Në një moment tekniku llapjan është pyetur nga gazetari se si po ia arrinë të jetë edhe trajner edhe menaxher i klubit.

E përgjigjja e Batatinës ishte epike, pasi ai e krahasoi veten me ish-trajnerin legjendar të Manchester Unitedit, Alex Ferguson.

-Advertisement-

“Kur Alex Fergusoni e ka bërë një gjë të tillë mund ta bëjë edhe unë. Kështu që asnjëherë nuk jam ndal në atë drejtim edhe pse nuk është e lehtë, por vullneti i madh për të arritur deri te një objektiv ka bërë që të menaxhoj mirë”, është shprehur ai.

Tahir Batatina përveç në rolin e trajnerit është edhe investitor i klubit të Llapit së bashku me vëllezërit e tij.

Çdo që ka të bëjë me klubin nga Podujeva përgjegjës kryesor është Tahir Batatina, pasi menaxhon gjithçka aty./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera