Sport

Tahir Batatina: Dominuam në pjesën e parë

Autori: Gazeta inFokus 15:21 | 25 November 2020

Prishtina arriti t’ia rrëmbej tri pikë Llapit në ‘Zahir Pajaziti’ në ndeshjen që zhvilluan në kuadër të javës së 14-të në Superligë, shkruan Gazeta inFokus.

‘Kryeqytetasit’ fituan 2-0 si mysafir të llapjanëve, falë golave të Krasniqit dhe Kryeziut.

Pas kësaj sfide ka folur trajneri i Llapit, Tahir Batatina, i cili ka thënë që klubi i tij ka dominuar në pjesën e parë dhe me këtë ecuri nuk do iu mungojnë fitoret.

-Advertisement-

“Ishte një ndeshje e vështirë për ne. Dominuam në pjesën e parë. Kur nuk shënon është vështirë të fitosh. Kishim raste edhe në pjesën e dytë, pranuam dy gola të lehtë që nuk është dashur t’i pranojmë. U dënuam nga dy gjysmë raste. Kur nuk shënon e pëson. Duhet të mendojmë për ndeshjet e radhës. Nëse luajmë kështu nuk do të na mungojnë rezultatet”, ka thënë Batatina për ‘Art Sport’./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Vrasja e Lulzim Fejzullahut, vjen reagimi i parë nga ministrja Haxhiu

Të tjera